Rama: PS do të fitojë zgjedhjet 2013. Topi mos të flasë si miza në qyp, AK të ndajë pozicionin

Fushata zgjedhore 2013 ka qene kryetema e intervistës së kryesocialistit Edi Rama në Tonight Ilva Tare.  “Ne vitin e ardhshem eshtë e qartë ose rrenimi i metejshem, apo rizgjim i qartë. Zgjedhjet e ardhshme Partia Socialiste do t’i fitojë”, tha Rama, ndërsa foli për fushatën dhe pikat ku do të përqëndrohet. Rama tha se në fushatë do të vihet në pah situata në të cilën ndodhemi, po kështu dhe shpalosje të alternativave tona, kanë nevojë të dëgjojnë si ne do të qeverisim, cdo bëjmë për ekonominë, punësimin. “Do jetë një betejë e fokusuar tek alternativa jonë për një rilindje përkundër rrënimit”, tha Rama.

Rama tha se “PS është përditë e më të motivuar, më të fokusuar, të cilën duam ta ndajmë me qytetarët. Ka një disiplinë të mjaftueshme”. Referuar programit një rilindje shqiptare, Rama tha se “kjo rilindje është domosdoshmëri për ekonominë, shoqërinë, rendin demokratik dhe themeli i kësaj rilindje është që Kryeministri shqiptar të shkulet përgjithmonë, shqiptarët të shprehen lirisht dhe marëdhëniet e tyre me shtetin të jenë marëdhënie varësie e qeverisë ndaj zgjedhësve dhe jo anasjelltas”.

Duke folur për koalicionet e së ardhmes, Rama u ndal tek marrëdhënia me Bamir Topin, kreu aktual i Frymës së Re Demokratike dhe Aleanca Kuqezi. “Bamir Topi mos të flase si miza në qyp. Partia e tij ështe e djathtë dhe duhet të ndajë mendjen nëse Bamiri dhe partia e tij do të marin vota të pakënaqurve të Saliut dhe të shkoj me të apo një alternative kundër qeverisë dhe opozitës. Kur dikush bertet kunder qeverise dhe opozites ne fund kthehet paterica e qeverise. Unë kam marrëdhënie miqësore me Bamir Topin, por duhet ta bëjë të qartë c’ka do të bëjë partia e tij si një parti e djathtë”, tha Rama. Sa i takon AK, Rama theksoi se “duhet të ndaj qartë pozicionin. Nuk e kuptoj dot të jesh në opozitë me Saliun dhe me opozitën”.

Rama foli gjithashtu edhe per 21 janarin, duke theksuar se nuk ka paralele mes tij dhe 14 shtatorit te 1998. “Nuk ka patur sulm ne 21 janar, ka pasur proteste qe degradoi ne akte dhune sic ndodh zakonisht dhe fatkeqesisht në vendet demokratike, pati 4 te vrare se qeveria perdori dhunen antikushtetuese. Nuk ka asgje te ngjashme mes te dyjave, sot jane mbi 100 potestues qe jane hetuar dhe denuar për aktet individuale sipas ligjeve ne fuqi dhe s`ka asnje te denuar per vrasjen e protestuesve”, tha Rama.

Duke u ndalur tek situata e rende e krimit ne vend, Rama tha se “faji eshte i qeverise dhe vetem i asaj per nje sere faktoresh, qeveria i eshte kthyer shtegut te futjes se makinave te vjeteruara qe jane nje rrezik serioz për sigurinë rrugore”.

Intervista e plotë vijon si më poshtë:

Ka paralele mes 14 shtatorit 1998 dhe 21 janarit?

14 shtatori ishte sulm i armatosur i protestuesve kunder qeverise, ndërsa 21 janari sulm i qeverise kunder protestuesve.

Justifikohet sulmi ndaj Kryeministrisë, pavaresisht arsyeve?

Nuk ka patur sulm ne 21 janar, ka pasur proteste qe degradoi ne akte dhune sic ndodh zakonisht dhe fatkeqesisht në vendet demokratike, pati 4 te vrare se qeveria perdori dhunen antikushtetuese. Nuk ka asgje te ngjashme mes te dyjave, sot jane mbi 100 potestues qe jane hetuar dhe denuar për aktet individuale sipas ligjeve ne fuqi dhe s`ka asnje te denuar per vrasjen e protestuesve.

Ish-komandanti i gardës së republikës, Ndrea Prendi ka deklaruar se kishte informacion per sulme me lende kimike dhe sulm me snajper ndaj Kryeministrit, kishit informacione?

Ai zoteria qe po fliste akuzohet per krimin e vrasjes se nje qytetari te pafajshem, keto alibi jane pjese e fjalorit post 21 janar, por s`jepet asnje arsye pse u vrane 4 protestues te pafajshem.

Mund ta kishit evituar si lider i opozites?

Ne si opozite beme detyren tone dhe s`mund te mohohet e drejta e qytetareve per të protestuar. Keto jane fjale te Presidentit te Frances, jo te miat, në demokraci protestat mund te degradojne ne akte dhune, por s`mund te tolerohet perdorimi i plumbave te shtetit ndaj qytetareve.

Nisur nga situata e fundit kriminalistike në vend, si mendoni janë te demoralizuara forcat e policisë?

Ata jane te braktisur nga shteti qe mban pergjegjesi per mungesen e rendit dhe sigurise ne vend. Ne Shqiperi ka nje numer viktimash dhe të plagosurish sesa ne Irak, Iran dhe Afganistan te marra sebashku. Ne cilin vend te botes ndodh qe eskorta e Presidentit te aksidentohet per arsye te nje rruge qe eshte jasht cdo standardi dhe pse jane derdhur miliarda ne to. Krimi ka marre nje jurish te papermbajtshem, ajo e komisarit ishte nje gjeme e dyfishte per familjaret, miqtë, koleget por dhe vete shtetin. Aksidentet ndodhin kudo, por ky numer aksidentesh, vendodhja rëndom dhe menyra si ndodhin ben qe numri te jete i paparanueshem sepse nuk ka siguri ne rruge, rendi ne rruge eshte terësisht i kompromentuar dhe per kete se di kush duhet bere fajtor. Faji eshte i qeverise dhe vetem i asaj per nje sere faktoresh, qeveria i eshte kthyer shtegut te futjes se makinave te vjeteruara qe jane nje rrezik serioz për sigurinë rrugore.

Cfare do te beni ju, fillimisht ne komunikim ne tëitter, tani ne deklarata direkte, pse nderruat taktike?

Dhe sot kam komunikuar ne tëitter, përmes tij unë kam mundësi të mbaj një qëndrim, të përcjell një informacion me një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe kosto zero. Ata që i përkasin të shkuares nuk ka sesi tëitteri të konceptohet mjet komunikimi, ata që shohin nga e ardhmja po. Si vëllezëri e Gadafit vazhdojnë të rrinë në ekranet e televizioneve, ti mbajnë të mbërthyera.

Takimet e nisura, kanë ngjashmëri me 2009?

Mund të kenë ngjashmëri, takimet me qytetarët mbetet dialog.

Ka një program të qartë PS, apo do ketë një program si i 2009 që nuk dha rezultat?

Në 2009 votat u vodhën, ne sot kemi një program të qartë për një rilindje shqiptare.

Do ketë një fushatë negative?

Asnjëra se përjashto tjetrën. Do të vihet në pah situata në të cilën ndodhemi, po kështu dhe shpalosje të alternativave tona, kanë nevojë të dëgjojnë si ne do të qeverisim, cdo bëjmë për ekonominë, punësimin. Do jetë një betejë e fokusuar tek alternativa jonë për një rilindje përkundër rrënimit.

Cilat do jenë shtyllat?

Fushata s`ka filluar, por shtyllat sapo i përmenda.

“Shqipëria është grua”, cfarë është kjo?

Është një zgjedhje dhe një slogan që mua më pëlqen. Nuk është diskriminim ndaj meshkujve.

Sa kompakte është PS për këtë fushatë?

Është një Parti Socialiste përditë e më të motivuar, më të fokusuar, të cilën duam ta ndajmë me qytetarët. Ka një disiplinë të mjaftueshme.

Kriteret për listat, cilat do jenë?

PS e ka grupin e saj të deputetëve, ka nevojë për pasurim ekipi jo për operacione radikale në mënyrë që ky ekip t`ia dalë mbanë. Mes shqiparëve ka shumë njerëz të aftë dhe gatshëm për të kontribuar në këtë parti.

Kush janë bashkëpunëtorët tuaj të ngushtë?

I kam bashkëpunëtorë të gjithë deputët e PS, të gjithë të zgjedhurit në kryesi, të gjithë të zgjedhurit vendorë dhe gjithë shqiptarët socialistë.

Sa do të jetë proporcioni, keni marrë timonin majtas?

Unë kam besuar se e majta dhe djathta nuk ekziston më si ekzistonte.

Pritet të ketë ndryshime per shkak të numrit të popullsisë, cdo bëhet me mandatet?

Mandatet ndahen sipas numrit të popullsisë, ky është një proces i vazhdueshëm dhe është herët për të folur nëse ka apo jo ndryshim, lista e zgjedhësve buron nga regjistri kombëtar i gjendjes civile.

Kripa dhe piperi mediatik, si e shihni?

Sot kemi një botë mediatike mjaft të deformuar, një television public që është një pasqyrë shumë e shëmtuar e mungeses së lirisë në funksion të hymnizimit të kastës në fuqi dhe kemi median private që në pjesën më të madhe është e moleksur në interesat ekonomike .

Rilindja shqiptare, cfarë është?

Shqipëria sot jeton një krizë shumë të rëndë, është krizë sociale , është krizë e shtetit. Është një agoni ku ka nevojë të ndërhyhet, kjo rilindje është domosdoshmëri për ekonominë, shoqërinë, rendin demokratik dhe themeli i kësaj rilindje është që Kryeministri shqiptar të shkulet përgjithmonë, shqiptarët të shprehen lirisht dhe marëdhëniet e tyre me shtetin të jenë marëdhënie varësie e qeverisë ndaj zgjedhësve dhe jo anasjelltas. Të gjithë përjetojnë një rrënim, të gjithë flasin për rënie , rënie, rënie. Ka rënë fuqia blerëse, cmimet janë rritur shumë, në terësi është bërë e pamundur të bësh biznes për shkak të korrupsionit dhe mungesës së konkurencës. Një rilindje shqiptare është rruga më e mirë dhe rruga që do hapim bashkë me shqiptarët.

Njerëzit mund të jenë dyshues ndaj kësaj Rilindje apo jo?

Njerëzit kanë të drejtë të jenë dyshues, por nga ana tjetër unë jam në këtë betejë për të argumentuar dhe provuar se të gjithë nuk janë njësoj dhe se gjërat janë të destinuara të mbeten të pandryshuara. Ndryshimi është plotësisht i mundshëm kur njerëzit e zakonshëm e marrin përsipër atë. Deri një vit më parë e kishim të pamundur të bënim një takim në Kavajë dhe jo të priteshim nga gjithë populli atje, kjo në sajë të ndryshimit radikal që ndodhi atje.

Do jeni ju imazhi i kësaj Rilindje?

Secili me detyrën që ka Ilva.

EIU ka parashikuar një rënie të ekonomisë në fund të këtij viti, mos është kali i juaj i vetëm që mund t`ju sjellë në pushtet?

Ne jemi marrë me ekonominë qysh në krye të herës, kemi folur për të dhe në 2009 me parashikime që janë vërtetuar një e nga një dhe me një plan masash që sot është plani që propozojnë ndërkombëtarët dhe ekspertët e pavarur për të dalë nga kriza. Faktikisht kriza u mohua, Shqipëria duke qenë jashtë konjukturës së sistemit të Eurozonës nuk e ndjeu fillimisht, por kur kriza vjen tek më të dobtit është shumë më e fortë. Sot shqiptarët po paguajnë verëbërinë e Kryeministrit, që në kurriz të tyre bëri propagandë me krizën.

Si u arrit që latë bojkotin dhe protestat?

Ne shkuam në zgjedhjet e majit si një rezistencë opozitare. Shqipëria vazhdon të qeverisët nga një qeveri që s`ka fituar zgjedhjet. Pas asaj që ndodhi Tiranë s`kishim si të vazhdonim me me protesta. Sot zgjedhjet janë të shtruara në tavolinë, ndërkombëtarët janë qartësisht të fokusuar që shqiptarët më në fund të kenë zgjedhje të ndershme. Në 2009 doli një raport kompromisi që hodhi një mbulesë mbi mbajtjen e këtyre zgjedhjeve që na coi ne në atë reagim.

Do hiqni taksën e biznesit të vogël, si?

Do ta heqim taksën e biznesit të vogël, ju përgjysmua taksa nga kjo qeveri dhe ju shtuan tatimet. Ne do ta heqim taksën e biznesit të vogël dhe kemi një rikonfigurim të gjithë sistemi fiskal, do lehtësojmë biznesin e vogël dhe to vendosim taksimin e sheshtë. Taksimi ndershëm, ku secili paguan sipas asaj që fiton. Unë Kryeministër i vendit të mos paguaj më pak taksa se pastruesja e Kryeministrisë. Unë Kryeministër i Shqipërisë sëbashku me Ministrat dhe deputetët të jemi njërëzit më të taksuar në krahasim me të tjerët, të biem dakord që biznesi i madh të jetë një kontributor për shtetin. Në fund të vitit të dalim me fitim nga kjo. Skema jonë progresive do jetë një skemë për të cilën po punojmë , do jetë një skemë që do bëjë të ketë ndarje më të mirë të barrës, por jo askiksim të sipërmarrjes dhe biznesit të madh.

Do shtoni taksat në të tillë klimë?

Biznesit të madh do ti heqim dhunën dhe kusarinë e shtetit, do ti heqim taksën e korrupsionit dhe atë të kohës.

Kë po sulmoni, korrupsionin e qeverisë apo taksën e sheshtë?

Pse duhet të zgjedhim njërën nga të dyja. Dmth pavarësisht se një infermiere paguan sot shumë më tepër sesa në kohën kur Saliu ishte mjek do të vazhdojë të paguajë më shumë dhe Kryeministri mjek të paguajë më pak. Taksa e sheshtë për ne është grabitje. Sikur të mos mjaftonte kjo, qëndron dhe ana tjetër që është grabitja e biznesit me gjoba arbitrare për shkak të korrupsionit dhe një kompleks gjërash tjera që janë referencat që ne do i heqim. 69 herë ka ndryshuar sistemi fiskal, cka si jep mundësi biznesit për të investuar, rrit pasigurinë.

Ku do i gjeni paratë për të gjithë këto premtime?

Së pari flasim për masa që flasin për rritje prodhimi, heqja e TVSH për imputet bujqësore do të thotë , që duke rrit prodhimet do rritim shitjet, duke e bërë këtë rritim të ardhurat, pa folur për faktin se sot 50% e ekonomisë është në zonën gri, një shifër shumë e lartë që duhet nxjerrë nga errësira.

Do ta shihni si të tërë?

Është një projekt për të rilind ekonominë, për të vendosur marëdhënie të reja mes shqiptarëve dhe shtetit, për shembjen e këtij sistemi të molepsur, ku secili të mund të bëjë punën e vet.

Do merreni me cmimet?

Do merremi me cmimet, po jo si kryetari i Bashkisë së Tiranës që u tha qytetarëve se do ulë cmimin e bukës dhe se bëri. Jemi në një sistem të tregut të lirë, ne do clirojmë tregun, qeveria nuk vendos dot cmimet. Është liria që mungon në ekonomi dhe treg dhe ne do ta vendosim atë. Të vendosësh lirinë në themel do të thotë tu japësh mundësinë njerëzve të gjenerojnë energji pozitive.

Kryeministri ju tha të mos politizoni krizën ekonomike, teksa patët takime me bizneset në Durrës, është e vërtetë?

Në këtë rast Kryeministri meritonte një shuplakë. Ata persona nuk kishin asnjë lidhje me deputetët e PS. Kryeministri i vendit që tallet në mbledhjen e qeverisë me tregtarë të vegjël, që në fakt duhet tu japë llogari , por ska faj ai se jeton në një Shqipëri tjetër, në Shqipërinë reale dhe vetë sipas INSTAT konsumi në tremujorin e parë ka rënë konsumi më shumë se në këto tre vite.

Po më dukeni si i djathtë sot, po flisni për tregun?

E keni gabim, e majta është forca që garanton lirinë e tregut duke garantuar të gjithë shërbimet e qytetarëve, për këtë qytetarët duhet të na votojnë ne dhe jo këtë të djathë arkaike. Qytetraët kanë nevojë për liri, zhvillim dhe këto si bën tregu, por shteti dhe kjo na dallon ne nga këta ithtarë në pushtet.

Privatizimet e fundit, cili është qëndrimi i opozitës?

Për ALBPETROL kemi qenë që në filim kundër skemës së privatizimit, është një skemë që i jep një subjekti privat jo vetëm fuqinë e një Ministrie nafte, por i siguron dhe një element themelor energjitik. Si ka mundësi të privatizohet një ekskluzivitet, ai i gërmimeve në det që i jepët një subjekti privat dhe privatizohet e ardhmja. Që të privatizosh nuk është mëkat, por mënyra është e gabuar. Një qeveri privatizon për më tepër eficencë dhe të ardhura, populli është viktima e një marramendje nga ku rrezikon të përfundojë për tokë. Do ta ndjekim deri në fund dhe me shumë vëmendje, nuk e dimë cpërban kjo ofertë që është konsideuar spektakolare, por është më e ulët se vlera reale. Qeveria merr dhe privatizon llotarinë kombëtare, e cila është një lojë ku qeveria fton qytetarët në një bixhoz kolektiv, nga i cili përfiton gjithë publiku. Kemi shëmbullin e Olimpiadës në Britaninë e Madhe, e cila u vendos për të fuqizuar investimet publike. Këtë do bëjmë dhe ne, do ti kalojmë këto të ardhura si të ardhura publike. Ne do ta bëjmë këtë pa shkelur asnjë ligj dhe asnjë të drejtë, kush ka marrë para pa fund në kurriz të publikut do t`ja kthejë ato publikut.

Do ndryshojnë modelet e bizneseve klientele nëse vini në pushtet?

Ndryshimi në vitin tjetër nuk do të jetë ndryshimi i karrigeve, ndryshimi do jetë radikal në politikën e të qeverisurit. Sot dështoi për herë të dytë privatizimi i HECEVE, janë ndërtuar 4 vitet e fundit me paratë e shqiptarëve dhe janë komplet ne eficensë. Pyetja është se pse duhet të shiten këto, pse kjo pasuri e përbashkët duhet ti shkojë X apo Y.

Si do mbroni votën dhe cilat do jenë koalicionet?

Ekserienca e di që ne duhet të pergatitemi qe te mbrojm voten dh te nxjerrin nje votim qe as kush te mos permbys rezultatin:ujku qimen e nderron, por zakonin se harron.Un di që sot dhe gjithë ditën Saliu nuk qeveris se ka fituar sikurse ka vjedhur, por qeveris se ka në qeveri një pjesë qe iu bashkangjit dhe fitoi. Ne nuk bashkepunojmë me asnje parti qe eshtë ne qeveri, por me parti qe do te rreshtohet ne frontin e 2013. Sot LSI esht ne qeveri bashk me PD. Unë do iu them qe ne 2007 fituam me 200 vota dhe kshu me radhë ne shumë qytete,ne jemi te gatshem të bashkpunojmë me cdo forcë qe do i bashkohet kampit qeveritar. Fitorja e zgjedhjeve te ardhshme varet nga cpo bejm ne ne aleance me qytetaret qe nuk kanë fuqi te sigurojn jeten,te rrisin konsumin,qe presin xhandaret tatimore dhe me cdo qytetar qe kerkon rilindje shqiptare.

Pushtet me aleancë apo me cdokend?

Mendoj qe percaktimi i pozicionit ne pozitë varet nga vizioni dhe misioni që ke si individ apo parti.

Është faktor politik Fatos Nano?

Duhet të flas për një përgjigje që nuk ka faktor. Bamir Topi mos të flase si miza në qyp. Partia e tij ështe e djathtë dhe duhet tëndajë mendjen nëse Bamiri dhe partia e tij do të marin vota të pakënaqurve të Saliut dhe të shkoj me të apo një alternative kundër qeverisë dhe opozitës. Kur dikush bertet kunder qeverise dhe opozites ne fund kthehet paterica e qeverise. Unë kam marrëdhënie miqësore me Bamir Topin, por duhet ta bëjë të qartë cka do të bëjë partia e tij si një parti e djathtë.

Aleanca Kuq e Zi e Kreshik Spahiut?

Duhet të ndaj qartë pozicionin. Nuk e kuptoj dot të jesh në opozitë me Saliun dhe me opozitën. Ne vitin e ardhshem esht e qartë ose rrenimi i metejshem, apo rizgjim i qartë. Zgjedhjet e ardhshme Partia Socialiste do ti fitojë.

Si e keni komentuar deklaratën e Veton Surroit ndaj jush?

Nuk e di më duket e pakuptushme, kur ta takoj do ta pyes.

Qasja e bojkotit, a keni marrë kosto?

Do ta bëja përsëri më bindje se ishin 6 muaj për të filluar rënien e këmbanave të fatit. Kemi rritur ndjeshmërin e publikut. Sot ka një ndjeshmëri, arma për të luftuar ësht të shkoosh në votim, sa më shumë të votojnë aq më e sigurt është vota. Bilanci nukështë bërë,por jam krenar sepse PS ka qënë ne rrugën e duhur.

Imuniteti a vepruat mirë?

Nuk kam thënë dicka të gabuar. Ne nuk kemi thënë që nuk do ta votojm imunitetin, por që nuk mjafton nësë duam të luftojmë korrupsionin. Ne paraqesim një plan me 10 pika që është një vizion ndërkohë që qeveria nuk e pranon dhe ne vazhdojmë me plane të tjera, pasi opozita nuk i mbush mendjen qeverise. Opozita nuk fiton numerikisht dot, por hap pas hapi ne sytë e njerëzve .Çfarë fitoi Saliu, ka dyll ne vesh dhe nuk do t`ia dij fare, por voton për të zezën e vendit,opzita ka alternative.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard