Profesori me tatuazhe, në garë për President të Cekisë
Ai mund të jetë vërtet i mbushur me tatuazhe, por ky artist pretendon të jetë dhe i pari kryetar shteti me tatuazhe. Dhe pavarësisht bojës që mbulon 90 për qind të trupit, Vladimir Franc mendon se është kandidat i përkryer për t’u bërë president në vendin e tij, Çeki. Franz shpreson të zëvendësojë Vaclav Klaus, i cili ka qenë President i Republikës Çeke që nga viti 2003, dhe ka nisur tashmë një fushatë zgjedhore.
Edhe pse pamja do të jetë një disavantazh i madh për të, 53 vjeçari ka nisur fushatën në Pragë, vendlindjen e tij. Ai eshte akrualisht profesor drame ne nje nga universitetet me prestigjoze ne Prage, nje piktor i talentuar dhe kompozitor ne opera.
Ndrersa i duhen 50 mijë firma në mënyrë që të hyjë zyrtarisht në garën për president si një kandidat i pavarur. Ditën e hënë, vetëm një javë nga fillimi i “aksionit” Franz ka grumbulluar 8777 firma, ndërsa faqja e tij në Facebook ka plot 23 mijë pëlqime. Ai është shprehur për ‘The Prague Post’ se “politika dhe politikanët janë larguar nga njerëzit. Qytetarët janë të mërzitur dhe kam frikë nga radikalizmi. Nëse grumbulloj 50 mijë firma do të jetë një sinjal i pastër se shoqëria çeke po rizgjohet.”





