Fotot topless të Kate, Pallati mbretëror sulmon revistën: Mos e ktheni në Diana të re!
Duka dhe Dukesha e Cambridge kanë nisur një betejë ligjore kundër një revistë franceze që publikoi fotot e Kate topless. Një burim tha se cifti ndjehej ‘i dhunuar’ nga publikimi i fotove, ndërsa pallati mbretëror e ka krahasuar me ‘ekseset e këqia të shtypit dhe paparacëve gjatë jetës së Princeshës Diana’.
Kjo është hera e parë në historinë moderne që Pallati Mbretëror britanik është i vendosur të padisë përmes gjykatave në Francë për “shkelje të privatësisë” mbi atë që çifti e përshkroi si një akt ‘grotesk’ dhe të ‘pajustifikueshëm”. Dje Dukesha 30 vjeçare u përpoq të maskonte poshtërimin e saj nën një buzëqeshje, ndërsa, nën gjurmët e nënës së bashkëshortit të saj, vizitoi për herë të parë një xhami me këmbët e zbathura dhe një shall në kokë. Princi mësohet t’i ketë thënë atyre pranë tij se kjo ngjarje e ktheu 15 vite më parë, kur nëna e tij vdiq në një aksident automobilistik, ndërsa ndiqej nga paparacët.
Revista franceze gossip, Closer, botoi në numrin e saj të së premtes foto të Dukeshës thuajse lakuriq, pa pjesën e sipërme të bikinit ndërsa merrte rreze dielli në një pishinë gjatë një pushimi në Francë javën e kaluar në kështjellën Provence, të zotëruar nga nipi i Mbretëreshës, Viscount Linley.





