Është një qen apo kalë? Zeusi, qeni më i lartë në botë, në Rekordet Guinness
I quajtur Zeus, tani ai është qeni më i lartë në botë, duke u futur në Librin e Rekordeve Botërore, Guinness. Zeus peshon rreth 70 kg dhe arrin një lartësi të habitshme mbi 2.2 metra kur qendron mbi kembet e pasme.

Pronarja Denise Doorlag nga Michigan thotë se qeni 3 vjeçar është aq i madh, sa fëmijët shpesh mendojnë se ai është një kalë. Ajo tha se familja e saj është e nderuar që qeni i tyre është në Librin Guinness. “Ne jemi vetëm një familje e zakonshme në Michigan, kështu që është emocionuese të themi se kemi qenin më të lartë në botë dhe fëmijët janë kaq të ngazëllyer”. Doorlag tha se reagimi më i zakonshëm ndaj Zeus është kaq i habitshëm. Ngacmimet më të shpeshta janë; “Hej, a keni një shalë për atë kalë?”, ose “A është ky një qen, apo një kalë?”

“Është shumë argëtuese kur shikon reagimet e njerëzve, veçanërisht fëmijët e vegjël; ata mendojnë se ai është me të vërtetë një kalë!”, thotë Denise. Sipas edicionit të ri të Guinness, Zeus theu rekordin e mëparshëm të mbajtur nga një tjetër Dane Great të quajtur Giant George. I botuar të parë në vitin 1955, Libri Guinnesss ka shitur më shumë se 120 milion kopje deri tani në mbi 100 vende.



