William e Kate të zemëruar, publikohen fotot topless
Duka dhe dukesha e Cambridge janë detyruar të vendosin buzëqeshjen në fytyrën e tyre në vizitën në Kuala Lampur. Princi William dhe bashkëshortja e tij Kate janë të zemëruar për “shkeljen groteske dhe te pajustifikueshme” të privatësisë nga ana e një reviste franceze, e cila ka publikuar fotografi topless të Kate, thotë një nga përfaqësuesit e familjes mbretërore.
Botimi francez Closer ka publikuar foto të William dhe Kate, që në disa foto shfaqej topless, kur ndodheshin për fundjavë në vilën franceze të nipit të mbretit, Lordit Linley.
Zëdhënësi i Zyrës së Princit të Wales tha se duka dhe dukesha janë shumë të shqetësuar, pasi u është treguar për planet e revistës për të publikuar fotot gjatë mëngjesit në Kuala Lumpur, në turneun e tyre në azinë juglindore. Madje fotot u janë ofruar edhe gazetave britanike, të cilat i kanë kthyer mbrapsht. BBC shkruan se cifti mbretëror thotë se fotografitë janë të tepruara dhe se ata janë të shqetësuar për këtë fakt.
Publikimi i fotove, është një goditje e rëndë për duken dhe dukeshën e Cambridge, por një tjetër në radhë për familjen mbretërore, pas publikimit të fotove nudo të princit Harry. Dhe duket se paparazët nuk duan të lënë të qetë familjen mbretërore, madje Princi William beson se veprimet e paparacëve në Paris u bënë shkak të vdekjen e Lady Dianës.





