Rama në Kombinat: Sistem taksimi të ndershëm, takse zero për biznesin e vogël
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka përsëritur premtimin për heqjen e taksës për biznesit e vogël dhe ndërtimin e një sistemi taksimi të ndershëm, me ardhjen në pushtet të PS. Rama është takuar me tregtarë të vegjël në tregun ushqimor në Kombinat, ku është njohur nga afër me shqetësimet e tyre. Tregtarët janë shprehur për çmimet dhe taksat e larta, c’ka, sipas tyre, ka sjellë edhe rënin e fuqisë blerëse. Por shqetësimet e tregtarëve lidhen edhe me rritjen e forcës arbitrare të policisë tatimore, sic theksojnë.
Ndërkaq, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Twitter, Rama shkruan se “ne do e bejme zero taksen e biznesit te vogel dhe do ndertojme sistemin e taksimit te ndershem jo te takses se sheshte”. Më parë, Rama informoi për vizitën e tij në tregun ushqimor duke shkruar: “Ne Tregun Ushqimor ne TR ku renia e fuqise blerese ka zbrazur rrugicat e tregut nga bleresit dhe ulur krizen kembekryq”.





