Nisma e PS, dëgjohen grupet e interesit. EURALIUS: Të hiqet imuniteti
Nisma e PS, dëgjohen grupet e interesit. EURALIUS: Të hiqet imuniteti. OSBE: Të respektohet pavarësia e gjyqësorit dhe garantimi i shtetit të së drejtës.

Keshilli i Legjislacionit
Paketa e Partisë Socialiste për ndryshimet kushtetuese po diskutohet me grupet e interesit në një seancë të organizuar nga Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve, ndërsa EURALIUS ka kërkuar heqjen sa më shpejtë të imunitetit të zyrtarëve të lartë.”Diskutimet për reformën kushtetuese duhet të distancohen nga çështjet e tjera. Reforma në imunitete për nëpunësit shtetërorë është një çështje që është diskutuar aq gjatë dhe që, sipas nesh, duhet të miratohet sa më shpejt të jetë e mundur”, tha përfaqësuesi i EURALIUS.
Cëshja e imuniteteve, sipas EURALIUS, duhet të ndahet nga konfigurimi i sistemit gjyqësor. “Diskutimet për reformën kushtetuese duhet të ndahet nga çështjet e tjera. Reforma në imunitet për nëpunësit shtetëror është një çështje që është diskutuar. Çështja e imuniteteve është një çështje që duhet të miratohet sa më shpejt që të jetë i mundur. Diskutimet e para janë një hap i rëndësishëm për reformat që ju doni të ndërmerrni, ndërsa konfigurimi i sistemit gjyqësor kërkon kohë dhe pjesëmarrje më të madhe sociale”. Duke konsideruar ndryshimet kushtetuese si detyrën më të rëndësishme që mund të ketë një anëtar i parlamentit, eksperti i EURALIUS tha se “një nga qëllimet kryesore të kësaj reforme duhet të jetë garantimi i reformës gjyqësore dhe ulja e politizimit, siç thuhet në raport progresin e KE-së. Por, sfida kryesore mbetet në zbatim. Pavarësia e gjyqësorit është një sfidë që duhet arritur çdo ditë nga gjyqësori”.
Ndërkaq, përfaqësuesit e OSBE-së kërkuan respektimin e pavarësisë së sistemit gjyqësor dhe garantimin e shtetit të së drejtës. “Ne vlerësojmë rëndësinë e diskutimit të këtyre nismave, duke pasur veçanërisht parasysh faktin se ato përqëndrohen në reformën e disa prej institucioneve kushtetuese vendimtare”, u shpreh përfaqësuesja e OSBE-së. “Ccështjet e ngritura në këto propozime mund të shihen si një pikënisje shumë e vlefshme e kësaj reforme, veçanërisht e sektorit të drejtësisë. Sado që të flasim për pavarësinë e madhe të gjyqësorit dhe konceptit të shtetit të së drejtës, nuk mund ta ekzagjerojmë. Ato janë thelbësore për krijimin dhe garantimin e besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë dhe si rrjedhojë tek shteti”. Sipas saj, procedurat e emërimit në Gjykatën e Lartë, në KLD dhe Prokurorinë e Përgjithshme janë të një rëndësie të madhe për garantimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe shtetit të së drejtës.
Më herët gjatë séances dëgjimore, nënkryetari i KLD-së Elvis Cefa, tha se se ndryshimet për anëtarët e KLD janë të panevojshme, pasi mund të ekzistojë mundësia e një bllokimi të anëtarëve të KLD-së nga politika. Ndërsa për kreun e Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali, mendimi i ekpertëve konstitucionalistë është një pjesë shumë e rëndësishme e diskutimeve për ndryshimet kushtetuese.
Këshilli i Legjislacionit mblidhet për herë të tretë për paketën për ndryshimet kushtetuese të propozuar nga PS. Ndërsa në seancën e parë në 6 shtator mazhoranca kërkoi shqyrtimin pas dy javësh të nismës së PS, mbledhja e dytë, që zgjati vetëm 2 minuta, caktoi relatorët.





