Ndryshimet kushtetuese, PD kundër. Konstitucionalistët kërkojnë më shumë kohë

Partia Demokratike kërkoi sot që Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni parlamentar i Ligjeve të rrëzojnë nismën e Partisë Socialiste për ndryshimet kushtetuese. Përmes një relacioni për paraqitur në një seancë dëgjimore për ndryshimet kushtetuese, PD e cilësoi nismën e partisë më të madhe opozitare si cënim të procedurave demokratike në Kuvend. Në relacionin e hartuar nga deputetja Paulina Hoti, PD thekson se nisma e PS ul legjitimitetin e rendit kushtetues, dobëson rolin e opozitës dhe krijon mundësi për pazare. Gjithashtu, PD mendon se ndryshimet e kërkuara nga opozita ofrojnë bllokim institucional.
Seanca dëgjmore në Kuvend ka zgjatur rreth 5 orë, ku konstitucionalistë, përfaqësues të institucioneve të ndryshme apo ekspertë në fushën juridike dhanë mendime për paketën kushtetuese e propozuar nga opozita. Kjo e fundit ka kërkuar që zgjedhja e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm, të bëhet në Kuvend me shumicë të cilësuar. Gjithashtu të pranishëm në këtë seancë dëgjimore ishin të pranishëm edhe ekspertët e OSBE dhe EURALIUS, që vunë theksin në realizimin sa më shpejt të heqjes së imunitetit. Sipas tyre, kjo cështje dhe nisma e PS për ndryshime të tjera kushtetuese janë dy cështje që duhet të trajtohen të ndara.

Të njëjtin qëndrim ndanë edhe konstitucionalistët e pranishëm, sipas të cilëve nisma e PS për ndryshimet kushtetuese nuk garanton institucione cilësore, sikundër mund të rikthejë në Kuvend situatat bllokuese sic ndodhi për rreth dy vjet me Avokatin e Popullit. Në këtë kuadër, konstitucionalistët vlerësuan se për ndryshimet e kërkuara nga PS duhet më shumë kohë në dispozicion.

Gjatë seancës dëgjimore dhanë qëndrimet e tyre për heqjen e imunitetit drejtuesit e institucioneve që raportojnë në Kuvend si KLD dhe Gjykata e Lartë. Ndërsa Gjykata Kushtetuese refuzoi të japë mendim. Avokati i Popullit dhe Prokuroria e Përgjithshme nuk u paraqitën në seancën dëgjimore.

Partia Socialiste ka propozuar një paketë ndryshimesh kushtetuese, të cilat synojnë realizimin e një reforme në sistemin e drejtësisë në kuadrin e nismës për kufizimin e imunitetit të zyrtarëve të lartë. Në thelb paketa e PS-së propozon zgjedhjen me shumicë të cilësuar në Kuvend, të Prokurorit të Përgjithshëm dhe anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese e asaj të Lartë.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard