Homazhe për Tahirin, Berisha: Të vendosur për të luftuar krimin

Kryeministri Sali Berisha garantoi garantoi qytetarët se Policia e Shtetit është më e vendosur se kurrë për të luftuar krimin, ndërsa ka bërë homazhe në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë për nder të kryekomisarit Adem Tahiraj, të vrarë ditën e djeshme në krye të detyrës.

Berisha vlerësoi figurën e kryekomisarit, ndërsa garantoi se drejtësia do të thotë me rreptësinë më të madhe fjalën e saj, do hetohet cdo element. “Nderimin më të thellë për dëshmorin më të cmuar të atdheut, që ra në krye të detyrës, në përpjekje për të garantuar rendin qetësinë në Bashkinë e Shijakut. Adem Tahiraj ka qenë një kryekomisar shembullor, trim i vendosur dhe me sakrificën e tij sublime u faktoi kolegëve dhe mbarë shqiptarëve cili ishte kuptimi i lartë i detyrës për të. Është një humbje e madhe për familjen në radhë të parë, ngushëlloj forcat e rendit për humbjen e një prej anëtarëve më të talentuar të tyre, i siguroj ato për mbështetjen e qeverisë dhe besimin se me forcën e ligjit do ndëshkojmë krimin dhe kriminelët kudo që ndodhën. Drejtësia do të thotë me rreptësinë më të madhe fjalën e saj, do hetohet cdo element, garantoj qytetarët se Policia e Shtetit është më e vendosur se kurrë për të luftuar krimin”, tha Berisha.

Homazhet në Shtëpinë Qëndrore të Ushtrisë nmë nderim të kryekomisarit Tahiraj janë zhvilluar nga ora 14:30-16:00 ndërsa në orën 17:00 trupi i pajetë i kryekomisarit do të përcillet për në banesën e fundit.

Homazhe kanë zhvilluar edhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Hysni Burgaj, kreu i PS-së Edi Rama së bashku me kreun e grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi, ministri i Jashtëm Edmond Panariti, etj.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard