Wollfarth: Kryeprokurori i ri në maj të 2013! Politika të mos e përfshijë këtë pozicion me fushatën

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, i ka bërë thirrje sot forcave politike në vend që të shfrytëzojnë kohën për të gjetur një person të kualifikuar për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Në një prononcim për mediat pas takimit me Kryeprokuroren Ina Rama, Ambasadori Wollfarth theksoi se politika duhet ta mbajë çështjen e përzgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm jashtë fushatës elektorale.

“Ka disa interpretime të mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm sipas Kushtetutës. Me rëndësi është që mandati i tij është i kufizuar dhe jo i pakufizuar. Herët apo vonë do të ketë një mundësi që do ketë një pasardhës të Prokurorit të Përgjithshëm. Me rëndësi është që këto muaj që kanë mbetur të përdoren për të kërkuar një personalitet që ta bëjë këtë punë kërkuese në mënyrë të pavarur. Do të shfytëzoja rastin që t’i bëja thirrje partive politike ta shfrytëzonin këtë kohë për të përzgjedhur një person të përshtatshëm për këtë pozicion dhe ta mbajnë këtë jashtë fushatave”, theksoi Wollfarth.

I pyetur në lidhje me zëvendësimin e Kryeprokurores Ina Rama, Ambasadori Wollfarth theksoi se kjo duhet të ndodhë në muajin maj të vitit të ardhshmën siç e përban edhe kushtetuta.  “Viti 2013 është një një vit i gjallë për shkak edhe të zgjedhjeve, por sipas hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese, maji i vitit 2013 është edhe koha kur do të bëhet zëvendësimi i Prokurorit të Përgjithshëm, për të përzgjedhur një personalitet që do ta bëjë këtë punë kërkuese dhe në mënyrë të pavarur”, tha Ambasadori i OSBE-së.

 

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard