‘The Economist’: Edi Rama fiton zgjedhjet e 2013

Partia Socialiste e Edi Ramës ka shanse të forta që t’i fitoi zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që mbahen në pranverën e vitit 2013. Kjo thuhet në një raport të “Economist Intelligence Unit”, një shtojcë kjo e specializuar e revistës britanike “The Economist”. “Dobësitë e liderit socialit pas konflikteve në PS janë tejkaluar dhe partia opozitare duket më unike. PS e ka lënë pas politikën e saj të protestave në rrugë dhe tashmë ka një qasje me konstruktive duke u mbështetur në tezën ekonomike. Ndaj do të ishte e rrezikshme që të kishte zgjedhje të parakohshme në këtë stad”, thueht në raport sipas ‘Vizion +’.

Më tej ‘“Economist Intelligence Unit’ thekson se rritja e dobët ekonomike në 2012 dhe pritshmëritë e ulëta në 2013 pritet të sjellin një rënie të popullaritet të Qeverisë dhe Partia Socialiste ka shanse të forta për te ardhur në pushtet, pas dështimit të dy palë zgjedhjeve radhazi.

Po ashtu, në raport thuhet se në ndërrimin e pushteteve do të ndikojë edhe dështimi i Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidatë për anëtarësim në BE.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC