Pele më i mirë se Ronaldo e Messi
Legjenda e futbollit Brazilian dhe atij botëror, Pele vlerësohet si një lojtar më i mirë se portugezi Cristiano Ronaldo apo argjentinasi Lionel Messi. Vlerësimi bëhet nga legjenda e Real Madridit, Alfredo Di Stefano, sipas të cilit braziliani ka patur një nivel më të lartë në fushën e lojës. “Futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave? Pele. Messi dhe Ronaldo janë të dy futbollistë të mirë me kualitete të larta por Pele ishte më i mirë”, deklaroi Di Stefano për El Colombiano. “Messi është futbollist më teknik që driblon shumë. Kurse Ronaldo është më i mirë fizikisht dhe përfundon aksionet me të dyja këmbët”, u shpreh ai.



