Kingson: Trukimi i ndeshjeve, si më ofruan 300 mijë dollarë

Portieri Richard Kingson bëri të ditur se ka refuzuar një ofertë prej 300 mijë dollarësh për të trukuar një ndeshje në paraqitjen e tij për Ganën në Kampionatin Botëror ‘Gjermani 2006’.

Kingson, 34 vjeç tha për ‘Synagogue Church of All Nations’ në Nigeri se ishte kontaktuar para takimit me Republikën Ceke në fazën e grupeve. Ai theksoi se tentimi ishte për të siguruar fitoren e kundërshtarit me rezultat 2-0, por ai refuzoi bashkëpunimin pasi gruaja e tij e këshilloi të mos e humbte dinjitetin.

“Jam hutuar nga mundësia e pasurimit me 300 mijë dollarë dhe atë nga vetëm një ndeshje. Në rast të fitores së Ganës do të fitoja rreth 3 mijë dollarë. Në Kampionatin Botëror 2006 në Gjermani, ne kishim për tu ndeshur me Republikën Ceke. Ata ishin një prej skuadrave më të fuqishme në Evropë. Një ganez më njoftoi me disa njerëz, të cilët kërkuan nga unë të trukonim ndeshjen por ishte gruaja ime që më bindi të mos bashkëpunoj me ta”, deklaroi Kingson.

Golat nga Asmoah Gyan dhe Sulley Muntari udhëhoqën Ganën drejt fitores 2-0. Ata më pas u kualifikuan për në çerekfinale ku u mposhtën 3-0 nga Brazili.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard