Horror në Londër, bie nga avioni udhetari

Një 30 vjecar nga Afrika e Veriut ka rënë nga avioni, nga një lartësi prej disa mijëra metrash. Udhëtari që s’kishte biletë ishte fshehur në pjesën e poshtme të avionit, por ka humbur jetën ndoshta nga temperaturat e ulëta gjatë fluturimit . Trupi i 30 vjecarit ka rënë në një nga lagjet periferike, por të pasura të Londrës. Trupi i pajetë, i dëmtuar dhe i shpërndarë në rrugë, u gjet nga banorët e zonës në Mortlake rreth 10 kilometra nga aeroporti, që kanë njoftuar policinë. Banorët e kanë përshkruar ngjarjen si tejet tragjike, ndërsa në rrugë dalloheshin gjurmët e gjakut.

‘Daily Mail’ duke iu referuar dëshmive të banorëve të zonës përshkruan ngjarjen si një horror të vërtetë. Catherine Lambert, një nënë e dy fëmijëve, tha se ishte e rëndë që vendi ende nuk është pastruar. “Është tronditëse që të shohim ende gjurmët e gjakut. Trupi u la nga policia zbuluar një orë pasi u gjet. Nuk e kuptoj ce shtyu atë të marrë një udhëtim pa biletë?”, shprehet ajo.

Richard Taylor, i Autoritetit të Aviacionit Civil, thotë se shanset që një udhëtar ti mbijetojë një udhëtimi të tillë janë 0, vecanërisht në momentin e uljes.

Policia tha se po hetonte nëse trupi ishte ai i një udhëtari që s’ka biletë.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard