Amerika përkujton 11 Shtatorin 2001, hap pas hapi me ngjarjen qe ndryshoi boten

11 shtatori i ketij viti shenon përvjetorin e njëmbëdhjetë të sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara. Sot, Amerika përkujton 11 Shtatorin 2001, hap pas hapi me ngjarjen qe ndryshoi boten

Presidenti Barak Obama tha se është përsëri koha për të kujtuar rreth 3000 burra të pafajshëm, gra dhe fëmijë të cilët humbën jetën dhe lanë pas familjet e tyre. “Është një rast për të nderuar guximin e përgjigjes së parë të atyre që rrezikuan jetën – në atë ditë, dhe çdo ditë që nga ai vit – dhe një mundësi falënderimi për amerikanët burra e gra në uniformë, të cilët kanë shërbyer dhe sakrifikuar për të mbajtur të sigurt vendin tonë”.

Në atë mëngjes të kthjellët dhe të tmerrshëm 11 shtatori, tha Presidenti Obama, Amerika “u mbush me pyetje:”Nga erdhën sulmet dhe si do t’u përgjigjet Amerika? A  do të dobësojnë ato dashurinë për vendin? A  do të ndryshojnë ato se kush jemi? ”

Në dekadën e fundit të vështirë, tha zoti Obama, Amerika u është përgjigjur këtyre pyetjeve dhe u bë më e mirë si komb: “Ne i shpallëm luftë Al Kaidës, duke asgjësuar udhëheqjen e saj, dhe e futëm atë në rrugën e mposhtjes. Dhe në sajë të guximit dhe aftësisë së personelit tonë të zbulimit dhe forcave të armatosura, Osama bin Laden kurrë nuk do të kërcënojë Amerikën përsëri.”

“Amerikanët i kanë rezistuar tundimit për të rënë në mosbesim dhe dyshim”, tha zoti Obama, dhe “kuptohet se lufta jonë ishte me Al Kaidën dhe bashkëpunëtorët e saj” “Ne kurrë nuk do të jemi në luftë me Islamin apo ndonjë fe tjetër. Ne jemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Liria jonë dhe diversiteti na bëjnë unik dhe kjo gjithmonë do të jetë në qendër se kush jemi si popull “.

Zoti Obama tha se sulmet nxorrën në pah anët më të mira të popullit amerikan: Që atëherë më shumë se 5 milionë qytetarë kanë veshur uniformën e Amerikës, Amerika i dha fund luftës në Irak dhe solli fundin e regjimit Taliban në Afganistan.

“Ne kemi stërvitur forcat afgane të sigurisë dhe ndërtuam një partneritet me një qeveri të re afgane,” tha zoti Obama, dhe, “në vend për të rënë në hidhërim, ne ri-afirmuam vlerat se kush jemi si popull”. Pas njëmbëdhjetë vjetësh, trashëgimia e 9/11 është “aftësia për të thënë me siguri se asnjë kundërshtar dhe asnjë akt terrorizmi nuk mund të ndryshojë kush jemi ne”, tha presidenti Obama. “Në këtë përvjetor solemn, le të kujtojmë ata që kemi humbur, le të ri-afirmojmë vlerat mbi të cilat ata qëndronin, dhe le të shkojmë përpara si komb e popull.”

11 shtatori, hap pas hapi

08:46 – 10:28 : Në të paktën dy orë, më 11 shtator 2001, kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë (World Trade Center) u kthyen në një grumbull inkandeshent pluhuri dhe çeliku dhe Pentagoni goditet duke i kushtuar jetën rreth 3 000 personave.

Atentatet u morën përsipër nga 19 anëtarë të al-Kaedës, të cilët ndryshuan drejtimin e katër avionëve për t’i rrëzuar mbi simbolet ekonomike, ushtarake dhe politike të SHBA-së.

Dy avionë sulmuan WTC-në, një i tretë Pentagonin. Avioni i katërt kishte vënë në shënjestër Shtëpinë e Bardhë ose Kongresin, sipas komisionit të hetimit mbi 11 shtatorin, por pas një ndërhyrjeje të pasagjerëve ai rrëzohet në një fushë të Pensilvanisë.

Ja cndodhi ne 102 minutat e para që ndryshuan përgjithnjë historinë e njerëzimit:

08:46, New York: Një avion i linjës ”American Airlines”  rrëmbehet pas ngritjes nga aeroporti i Bostonit për të goditur me 790 kilometra në orë kullën veriore të Ëorld Trade Center (ËTC). Ai krijon një çarje të madhe në katet e sipërme, që përfshihen nga flakët.

09:03 : Një avion i dytë, që niset gjithashtu nga Bostoni përplaset me 950 kilometra në orë në kullën jugore, në katet 77 dhe 85.

09:05, Sarasota, Florida: Presidenti George W. Bush fillon të lexojë një histori për fëmijët e një shkolle fillore.
“Një avion i dytë ka goditur kullën e dytë. Ne jemi sulmuar”, i pëshpërisin në vesh.
Presidenti vazhdon të lexojë.
I janë dashur disa minuta për të lënë klasën.

09:30 : George W. Bush njofton nxënësit se do të kthehet në Uashington sepse ”një tragjedi kombëtare ka ndodhur”.

09:35 : Jepet urdhëri për evakuimin e zëvendëspresidentit Dick Cheney nga Shtëpia e Bardhë dhe për t’a drejtuar në një bunker.

9:37 : Një avion i linjës ”American Airlines” rrëmbehet pas ngritjes nga aeroporti Uashington-Dulles dhe përplaset në Pentagon.

09:42 : Autoritetet e aviacionit civil (FAA) mbyllin hapësirën ajrore dhe anulojnë të gjitha fluturimet.

09:59 : Kulla jugore e WTC-së, goditur 56 minuta më parë, shembet dhe kthehet në një katarakt zjarri, çeliku dhe pluhuri, katarakt që për qindra viktima nuk la pas asnjë gjurmë
ADN-je.

10:03, Shanksville (Pensilvani) : Një avion i linjës ”United Airlines” rrëmbehet pas ngritjes nga aeroporti Neëark (Nju Xhersi) rrëzohet në një fushë. Disa pasagjerë, të informuar me telefona celularë për atë që po ndodhte në Nju Jork, bënë rezistencë ndaj terroristëve.

10:28 : Kulla veriore WTC shëmbet, 1 orë e 42 minuta pasi goditet.

11:15 : Mbyllet Wall Street.

13:04, Luisiane (jug) : George W. Bush evakuohet në bazën ajrore Barksdale, vendi i forcave të armatosura në gjendje maksimale alarmi.
“Liria është sulmuar sot në mëngjes”, theksoi ai në një mesazh të regjistruar duke premtuar se do të kapë dhe do të ndëshkojë përgjegjësit frikacakë të këtyre atentateve. Presidenti do të transferohet menjëherë në bazën ajrore Offutt, në Nebraska.

13:27, Washington: Kryetari i Bashkisë, Anthony Williams dekreton gjendjen e urgjencës në kryeqytet. Qendra e qytetit është shkretëtuar, njeëzit kanë ndërprerë punën për tu kthyer në shtëpitë e tyre.

15:35 : Grupi terrorist i Al-Kaedës, drejtuar nga Oussama bin Laden dyshohet se ishte përfshirë në atentate, deklaron një zyrtar amerikan.

17:20, New Work: World Trade Center, një ndërtesë me 47 kate pranë kullave ËTC, shembet.

18:54 : Rikthehet George W. Bush në Shtëpinë e Bardhë.

20:30 : George W. Bush i drejtohet amerikanëve dhe denoncon aktet e qëllimshme dhe vdekjeprurëse terroriste. Ai premtoi se do të gjente përgjegjësit dhe theksoi se Uashingtoni nuk do të bënte asnjë dallim mes terroristëve dhe atyre që i kanë pritur.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard