Ricertifikimi i mjekeve, Tavo: 10 % e mjekeve pa kredite

Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, ka folur me tone kritike lidhur me procesin e ricertifikimit te mjekeve ne sherbimin paresor duke theksuar se ‘ndonëse numri mesatar i krediteve për cdo profesionist të mjekësisë është i kënaqshëm, shpërndarja e tyre shpreh pabarazi të theksuara’. Rreth 10% e profesionistëve, sipas tij, nuk kanë marrë ende asnjë kredit të edukimit në vazhdim. Tavo tha se oferta për programe trajnimi, ndonëse është rritur në total duhet dhe të shtrihet gjeografikisht, me qëllim që të rrisë aksesin e mjekëve, dentistëve dhe farmacistëve që jetojnë dhe punojnë jashtë Tiranës, apo qyteteve kryesore të vendit, në zonat e thella rurale aty ku edhe nevojat mund te jene me te mëdha.

“Të dhënat e mbledhura gjatë dy viteve të para të programit të ricertifikimit për vitet 2010 – 2011 janë evidenca suksesi, të cilat na vënë përpara detyrimit që t’a ruajmë dhe t’a konsolidojmë këtë trend për vitet në vazhdim. Kështu, sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim, gjatë dy viteve të para në Shqipëri janë zhvilluar 356 programe trajnimi të akredituara, duke filluar nga kongrese kombëtare dhe rajonale deri ne kurse trajnimi interaktive, ndërsa numri i krediteve të ofruara gjate ketyre aktiviteteve është 289,372 kredite”, tha Tavo.

Drejtoresha e Autoritetit Shëndetësor Rajonal, Liljana Ramasaço, u ka kërkuar mjekëve të disa nga poliklinikave të Tiranës, që të nisin mbledhjen e krediteve për kualifikimin e tyre. Në të paktën 4 nga poliklinikat vetëm gjysma e mjekëve të tyre kanë përfituar kredite, ndërsa të tjerët nuk kanë marrë pjesë në asnjë trajnim. “Flasim për qendrën shëndetësore nr. ,1 e cila ka një përqindje pothuajse të barabartë midis mjekëve me zero numër kreditesh dhe mjekëve, të cilët kanë arritur t’i marrin të gjithë kreditet. Nëse shohim grafikun e qendrës shëndetësore nr. 5 flasim për një përqindje prej rreth 60 %. Të njëjtën gjë kemi për qendrën shëndetësore nr. 7″, tha Ramasaço.

Gjatë 6 muajve të parë të vitit, këtij procesi i janë nënshtruar rreth 240 mjekë të shërbimit shëndetësor parësor. Ata kanë mundur të marrin nga rreth 15 kredite, të cilat do t’u shërbejnë për të qëndruar në vendin e tyre të punës.

Kam kenaqesine te jem ketu sot ne kete analize pune jo vetem per te konfirmuar mbeshtetjen e Ministrise se Shendetesise per fuqizimin dhe permiresimin e vazhdueshem te Sistemit per Edukimin ne Vazhdim, por edhe per te qene prezent gjate diskutimit te ecurise se deritanishme, problemeve dhe veshtiresive te hasura ne keto vite te pare te ketij sistemi. Edukimi mjekesor i vazhduar vijon te tjete nje element kyc i zbatimit te reformes ne shendetesi, reforme kjo e cila eshte mjaft komplekse dhe nuk mund te zbatohet pa perfshirjen edhe te burimeve njerezore te cilat do t’i bejne efektet e saj te qendrueshme dhe te matshme.

 

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard