Rama në Durrës: Do heqim taksën e biznesit të vogël

“Sali Berisha ju thote socialistet duan t’ju rrisin taksat! Genjeshter! Ne do te ulim taksat dhe rrisim fuqine blerese per 95 perqind te shqiptareve!”. Kështu u shpreh Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me tregëtarë në Durrës. Rama ka premtuar heqjen e taksës për biznesin e vogël. i shoqërur nga kryebashkiaku Vangjush Dako, kreu i opozitës ka vijuar takimet në kuadër të bashkëbisedimit në përgatitje të fushatës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Me kryebashkiakun Dako dhe një tregtar që beson se rimëkëmbja ekonomike duhet të nisë nga shpëtimi i biznesit të vogël. Ky zotëri u ankua se tanimë edhe qeraja e hapësirës së tij prej 2metra katror është bërë e papërballueshme nga rënia e fitimit. Një zonjë që shet edhe artikuj shkollorë më dëshmoi se këtë vit konsumi ka rënë shumë”, shprehet Rama përmes komenteve të rrjetin social Tëitter. Më tej, ai ka vijuar takimet me tregëtarët në Tregun Industrial, ku sipas Ramës po perjetohet kriza më e rendë e ekonomise së tyre familjare. “Kryefjala e cdo opinioni që dëgjova nga tregtarët durrsake: Ka rene shume fuqia blerese!Kryefjala e programit tone:RRITJA E FUQISE BLERESE!”, komenton Rama.

 

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard