Majko: Zvicër-Shqipëri, Shaqiri & co nuk janë tradhëtarë

Një ditë përpara ndeshjes Zvicër-Shqipëri, e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës ‘Brazil 2014’, deputeti socialist Pandeli Majko shprehet se 5 futbollistët shqiptarë që luajnë me ekipin zviceran na nderojnë. “Ky është një shkrim i ndjerë dhe njerëzor për pesë futbollistët shqiptarë që luajnë me skuadrën e Zvicrës…Ata janë Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Admir Mehmedi dhe Blerim Xhemajli. Janë sportistë dhe shqiptarë të mirë që padyshim vuajnë sipas mënyrës së tyre përballjen me përfaqësuesen kombëtare të Shqipërisë. Kam dëgjuar fyerje karshi tyre. Dhe ky është turp! Ata nuk janë “tradhtarë!”, thekson Majko në një postin në rrjetin social Facebook. Më tej, ish-Kryeministri shprehet se “ata thjesht na nderojnë duke luajtur me Zvicrën. Është vetëm futboll, një ndeshje dhe pesë djem shqiptarë të mrekullueshëm që kanë krijuar një histori dashurie për kombin e vet në mediat zvicerane”.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard