Dervishaj: Privatizimi i Albpetrol, garë e ndershme

Procesi i privatizimit të Albpetrolit ishte transparent dhe për këtë nuk duhet të ketë spekulime. Zv.ministri i METE-s, Sokol Dervishaj, njëkohësisht Kryetar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në një pronocim për shtyp bëri me dije se komisioni duhet të ndjekë rregullat dhe procedurat .  “Sa i përket privatizimit të Albpetrolit ju kërkoj durimin e nevojshëm për atë që po bën komisioni dhe të mos spekulohet. Gara ishte e ndershme dhe komisioni ka për detyrë të ndjekë rregullat dhe procedurat. Komisioni do të njoftojë për gjetjet në këtë proces. Çdo vendim do të jetë transparent por në momentin e duhur”, tha Dervishaj
Gjithashtu Zv.ministri i METE-s bëri publike dhe datat e privatizimit të 4 HEC-ve. Aktualisht është mbylluar afati i fundit për paraqitjen e ofertave për blerjen e aksioneve të shoqërisë “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2″, sh.a. Ndërkohë të enjten, në datën 13 Shtator, ora 14:00 është afati i fundit për paraqitjen e ofertave për blerjen e aksioneve të shoqërisë “HEC Ulëz Shkopet”, sh.a.Seanca publike për hapjen e ofertave të bëra prej kompanive të interesuar për blerjen e këtyre Hece-ve do të bëhet ditën e premte në datën 14 shtator.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard