Viti akademik 2012-2013, fituesit në universitete në 18 shtator. Mesimi nis ne 8 tetor

Viti akademik 2012-2013, fituesit në universitete në 18 shtator. Mesimi nis ne 8 tetor per te gjithe studentet ne universitetet publike dhe ato private.

Fituesit në universitete për herë të parë sivjet do të kenë mundësi të regjistrohen online në programin e studimit pranë universitetit përkatës. Kjo do të thotë se maturantët mund të regjistrohen me anë të një kompjuteri që ka internet pa patur nevojën të shkojnë pranë sekretarive mësimore të universiteteve.

Gjithashtu për herë të parë këtë vit studentët kanë një mundësi më shumë se në vitet e kaluara. Një student fitues në fazën paraprake në njërën nga preferencat e zgjedhura me anë të formularit A2, mund të regjistrohet përfundimisht në atë program. Këtë studenti mund ta realizojë gjatë aplikimit online duke klikuar mbi “Konfirmoj regjistrimin përfundimtar në preferencën e fituar”. Në këtë mënyrë, studenti deklaron se  dëshiron të qëndrojë në këtë preferencë dhe nuk vazhdon garën më tej.

Manuali orientues përkatës me udhezimet për studentin si të regjistrohet online

Nëse edhe  pas futjes të të dhënave personale të shfaqura në modulin e aplikimit, studeni nuk lejohet të vazhdojë aplikimin për shkak të pasaktësisë të tyre, ai duhet të provojë përsëri duke futur saktë të dhënat e tij personale që i kërkohen. Kur sistemi i gjen ato të sakta, studenti lejohet të vazhdojë regjistrimin. Në të kundërt, studentit i shfaqet mesazhi se duhet të shkojë pranë sekretarisë mësimore të universitetit për tu regjistruar.

Studenti i regjistruar on-line, merr në adresën e vet të email-it, një username dhe passëord me të cilat ai mund të futet në system dhe gjen informacionin që u regjistrua.

Mbas përfundimit të regjistrimit së kësaj faze, do të shpallet lista përfundimtare e fituesve sipas universiteteve dhe programeve të studimit.

Kandidatët duke përdorur username dhe password-in e tyre të fazës paraprake, mund të shohin preferencën (universitetin dhe programin) në të cilën kanë fituar gjatë vazhdimit për një preferencë më të lartë.

Në datë 8 Tetor 2012, kandidatët fitues fillojnë mësimet në universitet në programin ku ata kanë fituar. Gjatë javës së parë të frekuentimit të studimeve universitare në programin që studenti ka fituar, dorëzohen pranë sekretarisë mësimore dokumentet që kanë të bëjnë me pagesën e tarifës së studimeve dhe kopjes së kartës së indentitetit.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC