Viti akademik 2012-2013, regjistrim online për fituesit ne universitete. Ja si mund të aplikoni

Viti akademik 2012-2013, regjistrim online për fituesit ne universitete. Ja si mund të aplikoni; procedura behet e qarte permes Manualit teknik per regjistrim on-line.

Studentët fitues per vitin akademik 2012-2013 mund të regjistrohen online në universitet, ndërsa aplikimet do të bëhen nëpërmjet një faqe të vecantë interneti në web site e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Sipas MASH, kjo është një ndër mundësitë më të mira të studentëve për regjistrimin, pasi me këtë sistem do ta kenë më të thjeshtë dhe në një distancë kohe më të shkurtër. Manuali per regjistrim on-line

Drejtori i Agjensisë Kombëtare të Provimeve, Alfond Harizaj, duke orientuar studentët se si mund te kryejnë regjistrimin online, tha se studentët edhe në këtë sistem e kanë më të thjeshtë të kuptojnë kur kanë kryer një regjistrim të gabuar. Pasi kanë kaluar të dhënat në këtë faqe, në raste të gabimeve studentët do të njoftohen me mesazh se duhet të paraqiten në sekretaritë e fakulteve për t’i vazhduar aty regjistrimet. Veprimi i regjistrimit paraprak  online mund të kryhet vetëm njëherë. Ndërkaq, regjistrimi përfundimtar, për shkak të dorëzimit të dokumentacionit përkatës për regjistrim, bëhet në sekretaritë përkatëse të Universiteteve.

Regjistrimi paraprak dhe ai perfundimtar realizohet online nga vete maturanti (nga shtepia me PC personal, internet kafe, etj).

Vetem ne rastet kur maturanti ka plotesuar me gabime te dhenat personale te nevojshme per marrjen e Usename dhe Paswordit per regjistrim online dhe sistemi nuk e pranon, duhet te shkoj ne sekretarine e fakultetit ku ka fituar nje vend studimi.

Gjate javes se pare te mesimit te vitit te ri akademik studentet e rinj duhet te paguajne tarifen e regjistrimit dhe te dorezojne dokumentet qe kerkon universiteti per te marre statusin e studentit dhe numrin e matrikullit.

Datat  e shpalljes se listes se fituesve per regjistrimin paraprak dhe ate perfundimtar si dhe afatet e regjistrimit do te shpallen se shpejti.

Regjistrimi Online për fituesit në universitete në  vitin akademik 2012-2013

Fituesit në universitete për herë të para sivjet do të kenë mundësi të regjistrohen online. Kjo do të thotë se ata mund të regjistrohen me anë të një kompjuteri që ka internet pa patur nevojën të shkojnë pranë sekretarive të universiteteve. Gjithashtu për herë të parë këtë vit studentët kanë një mundësi më shumë se në vitet e kaluara. Një student fitues në fazën paraprake në njërën nga preferencat e zgjedhura me anë të formularit A2, mund të regjistrohet përfundimisht në atë program. Këtë ai mund ta realizojë gjatë aplikimit online duke click-uar mbi “Konfirmoj regjistrimin përfundimtar në preferencën e fituar”.

Manuali përkatës që udhëzon studentin si të regjistrohet online do të ngarkohet së së shpejti  në faqet zyrtare të  Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Agjencisë Kombëtare të Provimeve.

Nëse edhe  pas futjes të të dhënave personale të shfaqura në modulin e aplikimit, studeni nuk lejohet të vazhdojë aplikimin për shkak të pasaktësisë të tyre, ai duhet të provojë përsëri duke futur saktë të dhënat e tij personale që I kërkohen. Kur sistemi I gjen ato të saktë, ai e lejon të vazhdojë regjistrimin. Në të kundërt studentit I shfaqet mesazhi se duhet të shkojë pranë sekretarisë për tu regjistruar.  Në adresën e vet të email-it, studentit I shkojnë username dhe password me të cilat ai mund të futet në sistem  pa future  të dhënat e tij personale. Në këtë adresë emaili atij I shkojnë  edhe  mesazhet për zgjedhjen e statusit të regjistrimit “ipërkohshëm” apo “përfundimtar”.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

1 Koment per “Viti akademik 2012-2013, regjistrim online për fituesit ne universitete. Ja si mund të aplikoni”

  1. po piket e pranimit per deget perkatese ne universitetin e tiranes

Komentoni »

Log in | Dizenjuar nga GSC