Sa kushton jeta e natës në Las Vegas?
Sa kushton jeta e natës në Las Vegas? Gazeta ‘GQ’ i ka kushtuar një analizë buxhetit që duhet të posejdojë dikush që kërkon të bëjë jetë nate në Las Vegas.
Sa kushton jeta e natës në Las Vegas?: Prezenca e Kim Kardashian për 20 minuta mund t’ju kushtojë 100 mijë dollarë. Gazeta ‘GQ’ i ka kushtuar një analizë buxhetit që duhet të posejdojë dikush që kërkon të bëjë jetë nate në Las Vegas. Interesi i gazetës në këtë drejtim është shfaqur pas komentit kur Princi Harry u bë protagonist në lidhje me jetën e natës pikërisht në Las Vegas
Një vend pranë pistës së kërcimit të kubisteve shkon në 10 mijë dollarë vetëm rezervimi, ndërsa një shishe Grey Goose Vodka kushton 950 dollarë. Shampanja vlen jo më pak se 1150 dollarë, ndërsa 20 minuta prezence e Kim Kardashian kushton plot 100 mijë dollarë.
Shishja e veçantë e shampanjës Melzhicdek 30 litërshe, kushton 350 mijë dollarë dhe kthimi në shtëpi me limuzinë bën vetëm 100 dollarë.




