Sajmir Ivziku jep dorëheqjen si drejtor i QSUT

Sajmir Ivziku jep dorëheqjen si drejtor i QSUT: Sajmir Ivziku ka dhënë dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të QSUT-së. Zyrtarisht ende nuk dihen arsyet e aktit të dorëheqjes, por burime nga Ministria e Shëndetësisë bënë të ditur se shkak mbeten mosmarrëveshjet mes tij dhe ministrit të ri, Vangjel Tavo. Ivziku ishte emëruar në krye të QSUT-së rreth dy vite më parë, në kuadër të marrëveshjes PD-LSI për ndarjen e posteve drejtuese të administratës. Burimet shprehen se sërisht në krye të QSUT do të jetë një përfaqësues i LSI-së, ndërsa kandidaturë kryesore për këtë post është Pëllumb Pipero, Drejtor i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë.

Albpress njoftoi pak kohë më parë ndryshimet e pritshme në Ministrinë e Shëndetësisë, pas largimit të Petrit Vasilit nga ky pozicion. Mësohet se disa ditë më parë edhe shefi i kabinetit të ministrit të Shëndetësisë ka paraqitur dorëheqjen.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard