Ambasadorët e BE: Partitë të bashkëpunojnë për realizimin e 12 kritereve

Ambasadorët e Bashkimit Europian të akredituar në Tiranë kërkuan sot një bashkëpunim intensive mes forcave politike në plotësimin e detyrimeve në kuadër të përmbushjes së 12 Prioriteteve, para publikimit të Progres Raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë. Gjithashtu ata shprehën vlerësimin për ecurinë e deritanishme të reformave në vend. Sipas tyre, kjo arritje e të gjithë forcave politike në Shqipëri do të çoj në marrjen e statusit të vendit kandidat.

Këtë mesazh diplomatët e vendeve të BE-së e përcollën gjatë një takimi të zhvilluar me ministrin e Jashtëm, Edmond Panariti. Ai informoi Ambasadorët mbi takimet që zhvilloi me Komisionerin për Zgjerimin, Stefan Fyle dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Parlamentit Evropian, gjatë vizitës së tij të fundit në Bruksel. Ministri Panariti theksoi se, i njohu ata me ecurinë e procesit të plotësimit të 12 Prioriteteve të Komisionit Evropian, si dhe rikonfirmoi angazhimin e qeverisë shqiptare për të plotësuar sa më shpejt edhe detyrimet e tjera që kanë mbetur. Ai vuri në dukje mesazhin që iu përcoll gjatë takimeve nga ana e zyrtarëve të lartë evropianë, i cili kishte të bënte me nevojën e angazhimit të të gjitha forcave politike në drejtim të përshpejtimit të ritmit të reformave në vend  çka çon drejt plotësimit të kërkesave për marrjen e statusit. Në të gjitha takimet e zhvilluara është nënvizuar dhe vlerësuar roli i Shqipërisë si faktor stabiliteti dhe progresi në marrëdhëniet me vendet fqinje.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard