Moody uli vlerësimin e kredisë për BE

Shërbimi Investitor Moody uli vlerësimin e kredisë për BE, ndërsa Bashkimi Evropian përpiqet për të zgjidhur krizën e borxhit në eurozonë.

Moody ka ulur parashikimin për BE duke e zhvlerësuar nga rangu AAA në “negativ” dhe ka paralajmëruar se ulja e vlerësimit mund të shkojë edhe më tej.

Agjencia Moody për klasifikimin e kredive tha se e ardhjma negative afat-gjatë e vlerësimit të BE-së pasqyron opinionin e kësaj agjencie për vendet si Gjermania, Franca, Britania dhe Holanda, të cilat së bashku përbëjnë gati gjysmën e të ardhurave të buxhetit të BE-së.

Agjencia nuk përjashton mundësinë e një rënieje të besueshmërisë financiare në të ardhmen ndaj këtyre vendve nëse gjendja keqësohet  ose një përmirësim të vlerësimit të kredisë nëse gjendja përmirësohet. (VOA)

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard