Kuvend, PS kërkon shtyrjen e ligjit për Gjykatën e Lartë
Opozita kërkoi sot shtyrjen e diskutimit të Ligjit për Gjykatën e Lartë. Nënkryetari i Komisionit parlamentar të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, kërkoi që diskutimi për ligjin që kërkon 3/5 e votave për tu miratuar, të shtyhet deri në diskutimin e nismës së PS-së për ndryshimet Kushtetuese. Në këtë mënyrë, duket se opozita nuk do të japë sërisht konsensus për ligjin e Gjykatës së Lartë, i cili mbartet në punimet e Kuvendit që prej sesionit të shkuar parlamentar. Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali, e ka cilësuar të pamotivuar dhe të paarsyeshme kërkesën për të ndryshuar kalendarin e punimeve pasi ai është përcaktuar në Konferencën e Kryetarëve.
Miratimi i ligjit për Gjykatën e Lartë do ti hapte rrugën vënies në funksion të Gjykatës Administrative, e miratuar me konsensus në Kuvend disa muaj më parë.





