‘Brazil 2014’, Brazuka përzgjidhet për emrin e Topit

Tifozët e futbollit në Brazil kanë përzgjedhur emrin ‘Brazuca’ për topin zyrtar të Kampionatit botëror 2014. Në votim kanë marrë pjesë mbi një million votues, ndërsa pjesëmarrësit votuan emrin Brazuca para Canavalescas.

Brazuca mblodhi gati 80 përqind të votave në sondazh dhe automatikisht u shënua në topin e Adidasit me të cilin do të zhvillohen ndeshjet e garës ndërkombëtare më 2014. Emri fitues u njoftua në televizion ku ish kapiteni i Brazilit Cafu bëri një paraqitje si i ftuar. Brazuca u votua edhe nga mesfushori i Brazilit dhe Real Madridit, Leite Kaka i cili u inkuadrua në transmetim nëpërmjet një video xhirimi nga Spanja.

Koncepti i emërtimit të topit për Kampionatin Botëror filloi në Meksikë më 1970 me Telstarin. Në mesin e emrave të njohur të topave në vitet e kaluara janë Tango në Argjentinë më 1978, Azteca në Meksikë 1986 dhe Jabulani në Afrikën e Jugut më 2010.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard