Task Force antiduhan, kontroll ne 50 subjekte, 7 gjoba ne Tirane

Task Force kundër duhanit ka nisur tashmë aksionin në të gjithë vendin për zbatimin e ligjit, ndërsa objekt i tyre janë lokalet, baret e restorantet, institucionet e ndryshme shtetërore, etj. Deri në orën 15.00 të ditës së sotme, sipas drejtuesit te Task Force, Roland Shuperka, janë kontrolluar rreth 50 subjekte dhe jane vendosur 7 gjoba.

Shuperka tha se kontrollet do te vijojne edhe gjate oreve te pasdites, deri ne oren 23.00.

Kontrollet për zbatimin e ligjit antiduhan kanë një shtrirje më të gjerë, që përfshin të gjithë vendin, me krijimin e Task Forces në të gjitha qarqet në përbërje të së cilës janë dhe inspektorët sanitarë. Vetëm në Tiranë në Task force, janë të angazhuar 52 inspektorë sanitarë.

Drejtori i Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, tha se “gjoba nuk është qëllimi i kontrolleve të Task Force, por zbatimi i ligjit dhe vetëm zbatimi i ligjit. Standardi ynë do të jenë sa locale dhe sa institucione zbatojnë ligjin”.

Pipero tha se po kërkohet bashkëpunimi dhe i biznesve private për zbatimin e ligjit, si dhe i qytetarëve, pronarëve, drejtuesve të institucioneve, etj.

Ligji antiduhan, që ka hyrë në fuqi prej vitit 2007, është konsideruar i mirë, por zbatimi i tij ka lënë shumë për të dëshiruar ndër vite.  Nga ana tjetër, veprimi për rreth 4 muaj i Task Force tregoi që ky ligj është plotësisht i zbatueshëm, cc’ka coi dhe në riaktivizimin e saj, por me një shtrirje në të gjithë vendin.

Task Forca për periudhen 4 mujore që punoi në terren ka depozituar në buxhetin e shtetit 224 gjoba, nga keto 29 me vlere 50.000 leke secila dhe pjesa tjeter afro 195 gjoba te tjera me 80.000 leke secila (+ kamat vonesa).

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard