Kuvend, PD-PS debate për imunitetin. Patozi: Nuk miratojmë pacavuret e opozitës

Nisja e sesionit të ri parlamentar ka rikthyer edhe debatin në sallën e Kuvendit mes pozitës dhe opozitës. Partia Socialiste në nisjen të punimeve të Kuvendit ka vënë theksin në propozimet e saj për ndryshimet Kushtetuese, me anë të të cilave synohet që zgjedhja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, por edhe Prokurori i Përgjithshëm të zgjidhen nga Kuvendi me shumicë të cilësuar, 3/5 e votave. Për socialistët ky propozim do të garantojë një sistem drejtësise të pavarur. Por duket se nisma e PS nuk do të pranohet nga Partia Demokratike, e cila konfirmoi qëndrimin e saj kundër ndryshimeve të mëtejshme të dokumentit themeltar të shtetit, përvec cështjes së imunitetit.

Ruci

Presidenti i ri i vendit është një zgjedhje, por jo një zgjidhje. Kështu u shpreh Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi, në fjalën e mbajtur në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar. Ruci vuri theksin në nismën e PS-së për ndryshimet Kushtetuese, ndërsa ripërsëriti qëndrimin e opozitës për heqjen e imunitetit.

“Sot çelin sesionin e ri parlamentar, sesion që përkon me 100-vjetorin e pavarësisë. Në virgjilje të 100-vjetorit sigurisht qytetarët që na kanë zgjedhur duan të dinë dhe të dëgjojnë nga ne se cilat janë arritjet. Arritja e parë është se na gjen me një president të ri, të zgjedhur në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca e cila sipas nesh nuk ishte një zgjidhje por një zgjedhje pasi ju e zgjodhët duke dhënë një mesazh aspak të mirë për shqiptarët dhe ndërkombëtarët. Pa kaluar një muaj nga marrja e detyrës, Presidenti hodhi firmat e para. Presidenti nuk mori nishan kur në krye të KLD-së zgjodhi një militant partie, ku në SHISH vendosi një drejtues me një të kaluar të zezë që të kujton kohën e SHIK-ut të 92-97”, tha Ruçi.

Në vijim ai solli në vëmendje draftin e depozituar nga deputetët socialistë për ndryshime të mëtejshme Kushtetuese.  “Ne i kemi paraqitur Kuvendit të Shqipërisë një paketë amendamentesh kushtetuese që kanë të bëjnë me një reformë thelbësore të sistemit të drejtësisë. Kemi propozuar që gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë të zgjidhen me 3/5 e votave të parlamentit. Pra, të marrë fund zgjedhja nga një parti e vetme e gjyqtarëve. Gjithashtu kemi propozuar që edhe Prokurori i Përgjithshëm të votohet nga 3/5-at e deputetëve. Kemi propozuar po ashtu, që ministrat dhe deputetët të hetohen e gjykohen ashtu siç hetohen e gjykohen gjithë qytetarët e zakonshëm të këtij vendi – pra çdo politikan e sidomos pushtetar të gjykohet në gjykatat e zakonshme dhe jo nga gjyqtarët që i kanë emëruar vetë për të marrë pastaj shërbimet e tyre, siç ka ndodhur në disa raste flagrante korrupsioni në Gjykatën e Lartë me ministra të kësaj qeverie. Ndaj kush do barazinë para ligjit për qytetarin dhe pushtetarin në këtë vend, duhet ta votojë këtë ndryshim thelbësor”, tha Ruçi.

Patozi

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, i cili ka hedhur poshtë mundësinë që mazhoranca të pranojë propozimet e opozitës. Patozi tha se nuk ka asnjë arsye sepse Kuvendi duhet të zvarrisë akoma më tej heqjen e imunitetit, ndërsa i ka drejtuar një apel opozitës që të votojë në parlament draftin konsensual në lidhje me këtë cështje. “Ne nuk do t`i miratojmë paçavuret e dorëzuara, por po i respektojmë ato. Ne mendojmë se PS i ka sjellë këto amendamente për të zvarritur heqjen e imunitetit dhe ligjet e tjera që kanë të bëjnë me integrimin e vendit. Ne jemi për një kufizim radikal që shkon drejt heqjes së plotë të imunitetit”, tha Patozi. Sipas tij, vendi ka shënuar progres të pandalshëm gjatë viteve të fundit, ndërkohë që e vetmja që nuk ka ndryshuar sipas tij është PS-ja. “Ne e kemi në dorë vetë historinë tonë. Burrat e shtetit në kohët moderne merrem me çështje të mëdha, nënshkruajnë dhe votojnë, por Edi Rama nuk ka për të qenë ndonjëherë burrë shteti. 6 gushti është për PS një ditë turpi, por mund ta ndreqni, ta votojmë që tani heqjen e imunitetit por PS-ja shpirtin e jep por imunitetin nuk e heq”, tha Patozi.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard