Mbetjet e riciklueshme, Qeveria: OJQ të shmangin rënien në anti-globalizëm

Kryeministri Sali Berisha firmos vendimin “Për disa ndryshime në vendimin “Për miratimin e listave të mbetjeve që lejohen të importohen për qëllime përdorimi, riciklimi, dhe përpunimi” të qeverisë, me të cilin lista prej 56 artikujsh të importit të mbetjeve jeshile të riciklueshme përgjysmohet në 25 artikuj.

Zëdhënësja e Kryeministrit, Erla Mëhilli, përmes një deklarate për mediat bëri të ditur se Qeveria, pas konsultimesh të gjera me shoqërinë civile, grupet e interesit dhe biznesin, konstatoi se ishte plotësisht e mundur që importi i mbetjeve jeshile të riciklueshme të reduktohej në 25 artikuj të tillë, të cilët përdoreshin gjerësisht nga industria e riciklimit në Shqipëri, industri në të cilat janë investuar nga sektori privat vendas e të huaj mbi 400 milionë euro, nga letra te metalurgjia dhe ku janë punësuar mbi 3000 punonjës në vend. Mëhilli tha se kjo industri në kapacitetet e saj të mëdha përpunuese ka jetike lëndën e parë, dhe sasitë e saj në vend janë të pamjaftueshme.  “Bashkimi Evropian ka një listë prej mbi 460 artikuj mbetjesh jeshile, qarkullimi i lirë i të cilave është i detyrueshëm për vendet anëtare dhe natyrisht Shqipëria, duke avancuar në procesin e saj të integrimit do të pranojë standardet dhe normat e kërkuara nga ky proces. Qeveria fton edhe njëherë organizatat jo qeveritare të fushës së mjedisit dhe shoqërinë civile, të japin kontributin dhe ndihmesën e tyre të pandërprerë në mbrojtjen e tij, sikundër ju bën thirrje të shmangin rënien në anti-globalizëm, i diskretituar tashmë si varianti i sotëm i marksizëm – leninizmit”, tha Zëdhënësja e Kryeministrit.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

1 Koment per “Mbetjet e riciklueshme, Qeveria: OJQ të shmangin rënien në anti-globalizëm”

  1. keto jane gjera te shpifuraq merruni me gjera me te bukura

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard