Të braktisura në Dubai: Makinat luksoze të mbuluara nga pluhuri në anë të rrugëve

Te braktisura ne Dubai: dikur simbolet e jetesës milionere të britanikeve te pasur në Dubai , por tani janë vetëm imazhe të fuqishme që tregojnë se sa ka ndikuar kriza ekonomike edhe tek ta. Këto makina të shtrenjta kanë qenë të braktisuar në aeroport nga të riatdhësuarit që i frikësohen burgut për shkak të borxheve të larta.

Kështu, në Dubai janë vërejtur vitet e fundit makina të shumta luksoze, të mbuluara nga pluhuri në anë të rrugëve. Janë më shumë se gjashtëmijë automjete që janë lënë në rrugë këtë vit, që është shifër më e lartë se e vitit të kaluar.

Shumica e këtyre makinave janë më shumë se 20 vjet të vjetra dhe të gatshme për skrap, por ka edhe të tilla të prodhuara vonë e që ende mund të shërbejnë pronarët e tyre. Megjithatë, pronarët nuk janë në gjendje të paguajnë koston, kështu që nga frika e burgut i mbyllin veturat dhe i lënë ashtu në parkingje ose në rrugë. Shumë prej këtyre janë të huaj që janë kthyer përgjithmonë në vendin e origjinës.

Çuditërisht, në rrugë janë lënë edhe veturat luksoze të firmave Ferrari, Audi, Jaguar, Mercedes Benz dhe BMW. Vitin e kaluar, shumica e makinave të braktisura janë shitur në ankandet e policisë. Një pjesë e madhe e tyre kanë shkuar në hedhurina.

 

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard