Superkupa e Europës, Atletico Madrid leksion Chelsea

Kampionët e Europës, Chelsea, pësoi një humbje shokuese 1-4 në përballjen me Atletico Madrid për trofeun e Superkupës së Europës. Megjithëse londinezët shkonin në këtë përballje si favoritë, fituesja e Europa League, i dha leksion ekipit të Di Mateo.

Tekniku Italian i Chelsea dështoi me të gjitha skemat e aplikuara, ndërsa londinezët shfaqën probleme të shumta qoftë në mbrojtje, mesfushë apo sulm. Hazard, Torres, Mata apo Lampard nuk ishin në gjendje të organizonin asnjë sulm për Chelsea, ndërsa Atletico Madrid ka dhuruar spektakël. Edhe ndryshimet e realizuara në pjesën e dytë, nuk ndihmuan ekipin e Di Mateo të përmirësonte lojënNë anën tjetër, spanjollët janë treguar të papërmbajtshëm, ndërsa lojtari kryesor i tyre Radamel Falcao ishte në një superformë. Tre golat e shënuar dhe dy shtylla, e bënë kolumbianin jo vetëm lojtarin më të mirë për Atletico Madrid, por për të dyja skuadrat.

Goli i parë i takimit do të vinte pas vetëm 7 minutash lojë, ku Falcao do të ndëshkonte Cech. 12 minuta më pas i njëjti lojtar do të dyfishonte avantazhin, për të përmbyllur serinë e golave në 45 minutat e para me një tjetër gol. Në pjesën e dytë, do të jenë sërisht spanjollët që do të shënojnëme anë të Miranda, ndërsa golin e vetëm për Chelsea do e shënonte qendërmbrojtësi Cahill. Megjithëse statistikat e ndeshjes flasin në favor të londinezëve përsa i takon mbajtjes së topit (60 %-40 %), Atletico Madrid fitoi me meritë Superkupën e Europës, e dyta kjo brenda tre viteve.
pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard