Nishani-Petrovic, përkthyesi i takimit zyrtar i veshur me sandale
Vizita e Presidentit Bujar Nishani në Kosovë dhe takimet e zhvilluara me autoritetet më të larta atje nuk kanë kaluar pa probleme. Kështu në takimin me zv.Kryeministrin Sllobodan Petroviç, përkthyesi zyrtar i takimit ka shfaqur mungesë të theksuar respekti, qoftë nga mënyra e paraqitjes ashtu edhe nga detyra që duhet të kryente. Përkthyesi ka bërë gjysmën e detyrës, ka përkthyer nga shqipja në serbisht dhe jo anasjelltas, megjithë insistimin e delegacionit shqiptar, që kërkoi përkthimin e fjalës së zv. Kryeministrit Petrovic! Problemi do të shfaqej më tej me veshjen e përkthyesit, jashtë cdo norme protokollare! Ai shfaqej shumë pranë Kreut të Shtetit shqiptar me një palë sandale, pa corape, paraqitje që tërhoqi vëmendjen e medieve të pranishme. Vec këtyre, fjala e Presidentit Nishani u shoqërua me probleme përsa i takon fonisë, megjithëse vendi ku ishte organizuar takimi ishte një hotel i vlerësuar me 5 yje.





