Ironi tragjike: Udhetuan 5 vite rreth botes, u aksidentuan nga treni pranë banesës

Një cift nga Zvicra, që shpenzuan 5 vite duke udhëtuar nëpër botë, humbën jetën pasi u kthyen në shtëpi, vetem pak metra larg saj, ku u aksidentuan për vdekje nga një tren.

Daniela Weiss dhe Daniel Oelter, të dy 38 vjecare, udhetuan në zonat më tërrezikshme të planetit në një tur maratonë, që përfshiu Azinë, Lindjen e Mesme dhe Afrikën Jugore. Por për ironi ata u aksidentuan për vdekje nga një tren pranë shtëpisë së tyre në Granichen, Zvicër, rreth orës 21.20 të mërkurën në mbrëmje.

Cifti u pa të përqafohej para se treni t’i godiste. Daniel gjeti vdekjen e menjëhershme nga aksidenti, ndërsa Daniela, që u dërgua në spital në Aarau, ndërroi jetë mëngjesin e së nesërmes. Nëna e Danieles, Margrit Weiss, 70 vjecare, tha: ‘E dija që ata udhëtonin në shumë zona, ku ishin në rrezik. Gjithmonë e kam ditur që dicka do të ndodhte dhe isha cdo ditë e shqetësuar. Kur u kthyen ndalova së shqetësuari, por kurrë nuk mund ta imagjinoja se do të ndodhte jashtë derës sime”, tha ajo.

Çifti u takua dhe ra në dashuri në vitin 2005. Ata kanë punuar në Zvicër dhe ndanë pasionin e tyre për të udhëtuar. Ndersa vendosën përfundimisht të heqin dorë nga puna, shitën gjithcka dhe u nisën në udhëtimet e tyre. Por Daniela pati vendosur të kthehej në Zvicër për shkak të disa problemeve me dhëmbët.

Për Margit, bota e saj tashmë ka mbaruar nën rrotat e trenit. “Të humbësh fëmijën është gjëja më e keqe që mund t’I ndodhë kujtdo. Nuk mund t’a imagjinosh që ka ndodhur; kur ne menduam se vajza jonë u kthye dhe madje e ndjemë që kishim fituar një djalë, ne I humbëm të dy”, tha ajo

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard