Essien kalon tek Real, Diarara drejt Anzhi
Mesfushori Michale Essien është lojtari më i ri i Real Madrid. Essien iu bashkua Los Blancos në orët e fundit të afatit kalimtar të verës, duke u larguar nga Chelsea. Essien do të luajë për 1 vit me kampionët e Spanjës në formë huazimi, ndërsa do të zëvendësojë në Santiago Bernabeu Lassana Diarra, i cili i është bashkuar klubit rus Anzhi Makhachkala.





