Divorcohet nga bashkëshorti, e përdorte si skllave seksi me kontratë
Një italiane 31-vjeçare kërkoi divorcin nga bashkëshorti i saj pas 6 viteve martesë nën kushtet e një kontrate të pazakontë, që e bënte atë “skllave seksi të padronit të saj”. 31-vjeçarja nga Padova, identiteti i së cilës nuk bëhet publik, paditi bashkëshortin e saj për abuzim gjatë viteve të marrëdhënies mes tyre. Çifti u nda formalisht vitin e kaluar, e që nga ajo kohë, gruaja përvec procedurave të divorcit ligjor, ngriti edhe padinë ndaj “padronit të saj”.
Ajo e akuzon atë për abuzim seksual dhe dhunë fizike. Por bashkëshorti mbrohet duke pretenduar se gjithcka ishte konsensuale nën kushtet e një marrëveshje të nënshkruar prej 31-vjeçares. “Kontrata” parashikonte që “skllavja bie dakort të vendosë trupin dhe mendjen e saj në dispozicion të padronit për të plotësuar dëshirat e tij”.
Aq e detajuar ishte kontrata e pazakontë sa në të parashikoheshin edhe dy mënyrat e vetme të bashkëshortes për t’i kërkuar bashkëshortit të saj të ndalonte; e para ishte fjala “magjike” Mario dhe mënyra e dytë ishte përplasja e dorës 3 herë në sipërfaqen më të afërt.
Çifti u martua në vitin 2006, ndërsa 31-vjeçarja pranon që kontratën e ka firmosur në moshën 24-vjeçare, kur ishin ende të pamartuar.





