Shqipëri-Kosovë, të zhvillohet sektori dhe tregu i gazit natyror

Zhvillimi i sektorit dhe tregut të gazit natyror është vlerësuar si një ndër fushat më të rëndësishme të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Gjithashtu me rëndësi është vlerësuar edhe integrimi i sistemeve energjitike të dy vendeve për shfrytëzimin e potencialeve energjetike ujore të Shqipërisë, dhe ato të rezervave të qymyrit të Kosovës. Këto u theksuan gjatë takimit të zhvilluar në Tiranë mes ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe ministrit të Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës, Besim Beqaj. Gjatë takimit u vlerësua karakteri strategjik i marrëdhënieve të Shqipërisë me Kosovën, të cilat synojnë të shndërrohen në marrëdhënie model në rajon, në përputhje me dëshirat dhe aspiratat e dy vendeve, për t’u integruar në institucionet evropiane dhe euroatlantike. Të dyja palët vlerësuan trendin pozitiv në rritje sa i takon shkëmbimeve ekonomiko-tregtare mes dy vendeve, ndërsa theksuan se ka ende vend për rritjen, zgjerimin dhe intensifikimin e shkëmbimeve ekonomiko-tregtare, investimeve në infrastrukturë, turizëm, krijimin e një tregu unik energjetik, etj.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard