Paloka:Imuniteti, Rama i dha përgjigje sovjetike shqiptarëve

Partia Demokratike vijoi edhe sot akuzat ndaj kreut të opozitës, Edi Rama, në lidhje me heqjen e imunitetit. Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, tha gjatë një deklarate për mediat se bllokimi i heqjes së imunitetit për zyrtarët është mesazhi më i keq për shqiptarët dhe jo vetëm për shqiptarët.

Paloka akuzoi Ramën se urdhëroi bllokimin e heqjes së imunitetit në seancën e 6 gushtit për të bllokuar statusin e vendit kandidat. “Për mua si relator i kësaj çështje dhe jo vetëm për mua, si negociator së bashku me z. Majko, 6 gushti regjistroi ditën e turpit për opozitën. Pasi PD pranoi çdo propozim të PS-së dhe në fund pranoi variantin e shkruar të PS, Rama urdhëroi mos votimin e draftit të tij dhe bllokimin e heqjes së imuniteteve”, tha Paloka. Duke e cilësuar heqjen e imunitetit si mjaft të rëndësishme, Paloka tha se Edi Rama me mosmiratimin e ligjit i ka kthyer një përgjigje sovjetike shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard