Halimi-PS: Votoni në shtator ligjin për Gjykatën e Lartë

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, i ka kërkuar deputetëve të opozitës që të votojnë ligjin për Gjykatën e Lartë. Halimi isnpektoi sot punimet për ndërtimin e godinës së Gjykatës Administrative, ndërsa tha se miratimi i ligjit për Gjykatën e Lartë i hapën rrugën funksionimit të Gjykatës Administrative. “Fillimi i vitit 2013 do të jetë edhe fillimi i punës së Gjykatës Administrative. Ne po plotësojmë të gjitha kriteret dhe kushtet për të cilat kemi marrë angazhimin në parlament. Javën e ardhshme ne do të inspektojmë punimet në Gjykatën e Apelit të Tiranës dhe në muajt në vijim do të inspektojmë punimet edhe në pesë gjykata të tjera administrative që do të ngrihen në 5 rrethe te vendit. Unë shpresoj se pas përmbushjes së kushteve që po bën qeveria për funksionimin e Gjykatës Administrative në muajin shtator opozita të japë konsensusin për miratimin ligjit të Gjykatës së Lartë në mënyrë që nga janari i vitit të ardhshëm të fillojë nga funksionimi Gjykata Administrative. Në ligjin për Gjykatën Administrative është kusht krijimi i Kolegjit Administrativ në Gjykatën e Lartë”, tha Halimi.

Miratimi i ligjit për Gjykatën e Lartë nuk u mundësua gjatë sesionit të shkuar parlamentar për shkak se opozita nuk e votoi atë. Ligji duhet të miratohet në Kuvend me 3/5 e votave, cka kërkon domosdoshmërisht konsensusin e Partisë Socialiste.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard