Berisha firmos vendimin për oborret në përdorim

Kryeministri Sali Berisha firmosi sot vendimin “Për përcaktimin e procedurës së kalimit në pronësi të oborreve në përdorim” që Këshilli Ministrave miratoi dy ditë më parë.

Zëdhënësja e Kryeministrit, Erla Mëhilli, përmes një deklarate për mediat sqaroi se “me këtë vendim, Qeveria shqiptare i jep fund absurdit që e ka zanafillën në vitet e errta të diktaturës, ku liritë dhe të drejtat mbi pronën private dhe individuale, mohoeshin krejtësisht, dhe i hapet rruga e pronësisë së plotë mbi pronën e tyre dhjetra mijra familjeve shqiptare”.

Sipas saj, objekt i këtij vendimi është përcaktimi i procedurës së kalimit në pronësi të sipërfaqeve per te gjithe qytetaret e Republikes Shqipërisë, te cilet  kane  te shenuar në dokumentat e pronësisë  se tyre  cilesimin “oborr në përdorim”.

Gjithashtu ky vendim parashikon edhe regjistrimin e këtyre pasurive në regjistrin publik të pasurive të paluajtshme. Autoriteti shtetëror i ngarkuar për kalimin e pronesie se “oborreve në përdorim” ne baze te ketij vendimi është Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave e cila do te realizoje procesin ne afate te shkurtuara dhe vetem ne nje zyre.

Në vendim përcaktohet që AKKP-ja, brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës dhe e dokumentacionit nga kërkuesi, jep konfirmimin prane Zyrave Regjisrimit te Pasurive te Paluajtshme per te kryer regjistrimin e prones.

Për kalimin e pronësisë, qytetarit i duhet thjesht te paraqese pranë AKKP-së kërkesë-formularin, drejtpërdrejt ose nëpërmjet postës rekomande.

Mëhilli tha se ky vendim është shumë i rëndësishëm për dhjetra mijra familje, pasuritë e të cilëve do të  zotërohen perdundimisht prej tyre. Sipas saj, në këtë mënyrë qytetarët shqiptarë do të fitojnë të drejtën e mohuar deri më sot për të zhvilluar pronat që i trashegonin, i takonin ose u përkisnin.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard