“Unë Tarzani, ti Xhejn”-Tarzani feston 100 vjetorin
“Unë Tarzani, ti Xhejn”-Tarzani feston 100 vjetorin. Me 27 Gusht 1912 për herë të parë ai pa dritën e xhunglës – Tarzani. Njeriu me të mbathurat prej lëkure është një zbulim i shkrimtarit amerikan Edgar Rice Burroughs (1875- 1950).
Emri i vërtetë i Tarzanit ishte John Clayton III., Lord Greystoke dhe ishte djali i një Lordi britanez. Prindërit e Johnit vdesin shumë herët dhe ai rritet nga majmunët në xhunglën afrikane. Historia e Tarzanit është filmuar dhjetëra herë dhe atë me aktorë të ndryshëm. Aktori më i famshëm që luajti rolin e Tarzanit është pa dyshim Johny Weismüller (1904- 1984). Ish kampioni dhe fituesi i pestëfishtë i Olimpiadës në not e luajti heroin me të mbathurat prej lëkure deri në vitin 1948 gjithsej në dymbëdhjetë herë. Ndër filmat më të njohur ku Weismüller luajti figurën e Tarzanit janë “Aventura e Tarzanit në Nju Jork”, “Tarzani dhe Nazistët”, “Tarzani dhe Amazona”.
Në Gjermani para së gjithash ai është i njohur si “Old Shatterhand”, por i famshëm u bë Alexander “Lex” Crichlow Barker Jr. (1919- 1973) përmes rolit si heronjë i xhunglës. Ai luajti në pesë filmat fëmiun jetim i cili u rrit nga majmunët, ndër ta “Tarzani dhe lugina e kaltërt”, “Tarzani dhe skllavja” dhe “Tarzani dhe zonja e Xhunglës”. Tarzani “i vërtetë” e kishte përbuzur jetën në Angli dhe ishte kthyer me Xhejnin në Afrikë.
Por Weissmüller dhe Barker nuk ishin aktorët e vetëm që luajtën Tarzanin. Aktori amerikan Gordon Scott (1927- 2007) ishte gjithashtu në pesë filma protagonisti me të mbathura prej lëkure i cili thirrte “Unë Tarzani, ti Xhejn!”. Një romancë mes realitetit dhe filmit: Scott si personazh i Tarzanit ishte njohur gjatë xhirimeve më vonë me gruan e tij të ardhshme Vera Miles. (DW)




