Iranianët prodhojnë tapetin më të madh në botë
Iranianët prodhojnë tapetin më të madh në botë. Tapeti më i madh, ‘Qasr al-Alam’, është punuar nga 1.200 artistë iranianë së bashku.
Qilimi tashmë ka hyrë edhe në librin e rekordeve Guinness, si tapeti më i madh në botë i punuar në formë artizanale. Ky tapet është i gjatë 133 metra dhe i gjerë 48 metra, ndërsa e ka dizajnuar artisti iranian, Ali Khaliqi. Për endjen e tij janë dashur 18 muaj, ndërsa pas përfundimit të punimeve ka peshuar 48 tonelata. Tapeti në fjalë aktualisht mbulon dyshemenë e xhamisë Sheikh Zayed në Abu Dhabi. Khaliqi e pershkroi qilimin si nje kryeveper jo vetem per permasat e tij por edhe per formen trapezoide.




