Gjërat e pathëna dhe pakënaqësitë mbysin intimitetin

Gjërat e pathëna dhe pakënaqësitë mbysin intimitetin. Mënyra më e mirë për t’i treguar dikujt se komunikimi në çift lë për të dëshiruar, është të refuzosh çdo kontakt seksual me të.

Problemet nisin pikërisht atëherë kur njërit prej partnerëve i mungon dëshira për seks. Kjo do të thotë se jeta në çift nuk shihet më si burim kënaqësie mes mashkullit dhe femrës.

Kur aktiviteti seksual i njërit prej partnerëve vjen në rënie, personi i refuzuar përpiqet me mënyra të ndryshme të rizgjojë dëshirën e njeriut me të cilin ndan shtratin bashkëshortor. Në shumë raste kjo përpjekje kthehet në një ‘boomerang’ pasi nuk bën gjë tjetër veçse shton mërinë e partnerit që refuzohet vazhdimisht.

Arsyet pse një marrëdhënie nuk është më e dhënë pas seksit janë të ndryshme. Faji mund të mos jetë i ndonjërit në veçanti, por i përditshmërisë dhe problemeve që rrjedhin prej saj. Ankthet e një familjeje shtojnë tek partnerët stresin, lodhjen dhe ngarkesat e ndryshme psikologjike. Jo në pak raste jeta e një çifti bashkëshortësh fokusohet tërësisht në të ardhmen e fëmijëve, duke lënë pas dore gjithçka ka të bëjë me kënaqësitë seksuale dhe përjetimet erotike.

Rutina po ashtu mund të sjellë një gjendje dëshpërimi dhe pesimizmi. Gjërat e pathëna dhe pakënaqësitë e akumuluara në vite mbytin çdo dëshirë për t’u afruar seksualisht me partnerin. Mënyra më e mirë për t’i treguar dikujt se komunikimi në çift lë për të dëshiruar, është të refuzosh çdo kontakt seksual me të. Siç pohojnë ekspertët, seksi është pasqyra e një marrëdhënie në çift, nga intensiteti dhe mënyra që kryhet duket dhe harmonia që ekziston mes partnerëve

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard