Zjarret, 33 vatra aktive. Olli: 55 të dyshuar si zjarrvënës

Ministria e Brendshme ka cilesuar situata e zjarreve të vend te vështirë, edhe pse është nën kontroll. Nderkaq, MB ka reguar edhe ndaj akuzave te Partise Socialiste per mosmarrje masash per menaxhimin e zjarreve. PS e ka cilësuar alarmante situatën e krijuar nga zjarret në vend.

“Kemi pasur një prani të konsiderueshme zjarresh për këtë sezon, të cilat kryesisht kanë qenë të qëllimshme dhe lidhur me këtë 55 autorë të dyshuar janë kapur. Masat e marra nga Ministria e Brendshme kanë mundur të mbajnë në kontroll situatën dhe nga mbi 300 vatra të shfaqura, aktualisht numërohen vetëm 33, të cilat janë në kontroll të plotë dhe po punohet për shuarjen e tyre nga toka e ajri”, tha zëdhënësi i MB, Leonard Olli.

Duke bërë një krahasim të së njëjtës problematike me vendet e tjera në Ballkan apo Europë, Olli deklaroi se në Shqipëri nuk ka pasur asnjë dëm të pronës private dhe asnjë jetë të humbur. Olli  tha se në masën më të madhe janë provokuar qëllimisht, tha se situata është në kontroll falë angazhimit të gjitha strukturave shtetërore.

Ndërkaq, në përgjigje të akuzave të Partisë Socialiste, Olli u bëri thirrje PS dhe deputetëve të saj të mos bëjnë kritizierin nga poltronet e shtëpisë, por më së paku të dënojnë rastet kur individë të caktuar djegin qëllimisht masive të tëra pyjesh.  “Të gjitha strukturat shtetërore janë të angazhuara për përballimin e situatës. Të bësh kritizierin nga poltronet e shtëpisë është e lehtë, por të përballesh nga afër me situatën është e vështirë, do të ishte më mirë që të paktën të dënoheshin rastet e zjarrëvënieve të qëllimshme”, tha Olli.

Shalsi: Qeveria s’ka bërë asgjë për menaxhimin e zjarreve

Deputeti i PS-së, Eduard Shalsi, tha në një konferencë për mediat se qeveria nuk ka bërë asgjë për menaxhimin e zjarreve që nga viti në vit vjen duke u përkeqësuar. “Një nga problematikat që po përballet çdo vit shqiptarët janë edhe zjarret, por me një ndryshim për shkak të mosmarrjen e masave ato kanë ardhur duke u përkeqësuar. Ka një përkeqësim të situatës të menaxhimit të zjarreve dhe çdo vit qeveria kapet gafil duke mos marrrë asnjë masë” theksoi Shalsi.

Shalsi gjithashtu ka akuzuar qeverinë se nuk ka investuar në përmirësimin e infrastrukturës, ndërsa titullarëve të shërbimit pyjor u mungon eksperienca. “Titullarët e shërbimit pyjor s`kanë eksperienë për menaxhimin e situatës dhe mungojnë rojtarët e pyjeve.  Në një kohë ku në Shqipëri mungojnë mjetet, infrastruktura për të luftuar me zjarret qeveria ristrukturon vilat, rezidenca, shtëpija pritjesh pa investuar asnjë lek për përmirësimin e infrastrukturës dhe parandalimin e zjarreve. Pronat dhe tokat e shqiptarëve janë në mëshirë të fatit ndërsa Berisha merret duke fajësuar opozitën” tha Shalsi.

Edhe Fryma e re Demokratike dhe Aleanca Kuq e Zi ka reaguar ndaj situates se rende te zjarreve ne vend, duke kerkuar mbledhjen e Keshillit te Sigurise, si dhe denimin e personave pergjegjes.

 

 

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard