Situata e zjarreve, Rama: Shqipëria digjet, Kryeministri krihet
Shqiperia digjet, kryeministri krihet! Zjarret perpijne perdite pyje te tere ne mungese te shtetit, qeveria di vec te fajesoje opoziten.. Ky është një prej komenteve që kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka postuar në rrjetin social Tëitter, në lidhje me situatën e zjarreve në vend. Rama thekson se në 7 vjet kemi humbur nga zjarret e abuzimet e pafundme aq shumë sipërfaqe pyjore sa s’kemi humbur në 100 vjet shtet të marra sëbashku! “Saliu sapo inauguroi për të disatën herë të njëjtën rrugë buzë Dajtit dhe pas kurrizit të tij kishte faqen e malit të djegur para pak javësh”, thekson Rama.





