Shtiza qëllon gjyqtarin për vdekje
Një gjyqtar u vra aksidentalisht gjatë një mitingu të të rinjve në Dusseldorf, pasi u godit nga një shtizë. 75 vjeçari ishte qëlluar në fyt nga shtiza e hedhur nga një garues.Gjyqtari kishte filluar lëvizjen për të matur distancën e hedhjes para se shtiza të zbriste në tokë, por një ndryshim i drejtimit për shkak të erës së fuqishme ose gabim në vlerësim nga ana e tij bëri që ajo ta qëllonte atë.
Gjyqtari i identifikuar si Dieter Schmidt ishte gjyqtar me përvojë ndërkombëtare në sportin e hedhjes së shtizës. Mbesa e tij 18 vjeçe Fiona pritet të garojë në kampionatin gjerman të atletikës pas tri javësh. Pas ngjarjes tragjike, 7 prej 300 atletëve dhe 800 spektatorëve të pranishëm, përfshirë 17 vjeçarin që hodhi shtizën fatale, iu dhanë këshilla psikologjike.





