Mbi 2000 ndertime informale qe legalizohen

Mbi 2000 objekte informale qe legalizohen. Keto objekte në sipërfaqe të parcelave ndërtimore, të zëna, do të kalojnë në pronësi të poseduesve të këtyre objekteve.

Qeveria ka miratuar tashmë kalimin e pronësisë së disa parcelave ndërtimore në favor të poseduesve të objekteve informale.  Lista e plotë dhe planvendosja përkatëse

Të ndara sipas qarqeve këto objekte janë;

a) Në qarkun Tiranë, 191 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 38 925,41  (tridhjetë e tetë mijë e nëntëqind e njëzet e pesë presje dyzet e një) m2.

b) Në qarkun Durrës, 237 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 81 588,00 (tetëdhjetë e një mijë e pesëqind e tetëdhjetë e tetë) m2.

c) Në qarkun Shkodër, 777 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 98 339,80 (nëntëdhjetë e tetë mijë e treqind e tridhjetë e nëntë presje tetëdhjetë) m2.

ç) Në qarkun Lezhë, 47 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 12 569,80 (dymbëdhjetë mijë e pesëqind e gjashtëdhjetë e nëntë presje tetëdhjetë) m2.

d) Në qarkun Berat, 76 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 12 543, 64 (dymbëdhjetë mijë e pesëqind e dyzet e tre presje gjashtëdhjetë e katër) m2.

dh) Në qarkun Fier, 135 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 43 312,92 (dyzet e tre mijë e treqind e dymbëdhjetë presje nëntëdhjetë e dy) m2.

e) Në qarkun Korçë, 47 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 6 621, 38 (gjashtë mijë e gjashtëqind e njëzet e një presje tridhjetë e tetë) m2.

ë) Në qarkun Dibër, 17 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 3 412,30 (tre mijë e katërqind e dymbëdhjetë presje tridhjetë) m2.

f) Në qarkun Elbasan, 236 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 47 797,20 (dyzet e shtatë mijë e shtatëqind e nëntëdhjetë e shtatë presje njëzet) m2.

g) Në qarkun Gjirokastër, 48 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 15 610,70  (pesëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e dhjetë presje shtatëdhjetë) m2.

gj) Në qarkun Vlorë, 151 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 43 988,50 (dyzet e tre mijë e nëntëqind e tetëdhjetë e tetë presje pesëdhjetë) m2.

h) Në qarkun Kukës, 39 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 9 513,25 (nëntë mijë e pesëqind e trembëdhjetë presje njëzet e pesë) m2.

2. Ngarkohet Agjencia e Legalizimeve, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimore Informale për kryerjen e procedurave të kalimit të pronësisë së parcelës ndërtimore të objekteve informale, nga shteti te poseduesi i ndërtimit pa leje.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard