Ishujt privatë jashtë mode? Të famshmit u largohen telasheve të parajsës

Ishujt privatë jashtë mode? Të famshmit u largohen telasheve të parajsës, perfshire mungesën e energjisë elektrike, burokracinë, speciet e rrezikuara dhe shpenzimet e tepruara të mirëmbajtjes.

 

  

Me plazhe me rërë të bardhë, ujëra të kristaltë dhe vetminë e dëshiruar, një ishull privat për shumë njerëz është vizioni i parajsës. Por jo gjithcka mund të jetë sic duket, ndërsa një numër i ishujve privatë janë hedhur në treg dhe ekspertët paralajmërojnë se disa blerës janë duke kuptuar se telashet e jetës në to janë më të shumta, sesa është vlera e tyre. Në mbarë botën janë 600 ishuj në shitje, sipas ekspertëve, nga Karaibet në ujërat e ftohtë të veriut të Skocisë, duke filluar me çmimin prej $ 50,000 deri në $ 100 milion. Numri i ishujve në treg ka kaluar trefishin që nga viti 2006. Ndërsa nje numër i pronave në ishujt mahnitëse kanë qenë gjithashtu në treg për disa kohë.

Petra spektakolare afër New York City ka qenë në shitje për vite me radhë dhe vjen e plotë me një shtëpi mahnitëse të projektuar nga Frank Lloyd Wright. Çmimi është në varësi të kërkesës. Ishulli Allen në brigjet e Washingtonit u shfaq për herë të parë në treg për 25 milionë dollarë në vitin 2005 dhe tani pronarët kërkojnë vetëm 13.5 milionë dollarë.

Ndërmjetësi i shitjes së ishujve, Farhad Vladi, tha për The Sunday Times: “Disa të famshëm prej tyre po dalin nga tregu sa më shpejt që munden”.

Por pavarësisht rënies së entuziazmit, shtëpitë më mahnitëse në ishuj kanë goditur tregun, duke përfshirë ishullin e vogël të Floridas, Little Bokeelia, që është në shitje për 29.5million dollarë. Duket se të pasurit dhe të famshmit që hedhin miliona për eksperincën e tyre personale Robinson Crusoe, nuk kanë rënë në ujdi për ‘vështirësi’ në parajsë, që shpesh përfshin mungesën e energjisë elektrike, burokracinë, speciet e rrezikuara dhe shpenzimet e tepruara të mirëmbajtjes.

Relativisht i lehtë për llogarinë bankare është Jonathan Island, një udhëtim i vetmuar në ishullin Rhode. Vetëm për 1.4million dollarë, ajo ka një strehë të mbrojtur për kafshët e egra, së bashku me një vilë moderne me dy dhoma gjumi.

Dhe nëse shijet tuaja janë pak më të mëdha se ishulli Little Hawkins, Georgia është zhvilluar me një shtëpi me hapësirë të gjerë, pishinë dhe dok për anijet, edhe pse me një çmim prej 20 million dollarë.

Ishulli Petra, 15 minuta 15-minuta nga Neë York City (vetëm nëse keni dhe një helikopter) ka qenë në treg për disa vite. Ishulli ka dy prona të dizenjuara nga Frank Lloyd Wright, që inkorporojnë dhe gurat në strukturat e tyre. Një vilë u përfundua në vitin 1949, ndërsa më e madhja u përfundua në vitin 2007. Çmimi i ishullit Petra është vetëm në varësi të kërkesës.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard