FRD: Zjarret në vend, Nishani të mbledhë Këshillin e Sigurisë

Selia e partise Fryma e Re Demokratike
Fryma e Re Demokratike shpreh shqetesimin lidhur me situaten e zjarreve në vend. Përmes një deklarate për mediat, FRD thekon se sipërfaqe të tëra toke me flore dhe faune shume të pasur janë përpirë nga flakët, gjë që përbën edhe një dëmtim të parikuperueshëm të pasurisë kombëtare. FRD thekson se përballë një situate të tillë që shqetëson indiferenca e të gjitha institucioneve përgjegjëse për menaxhimin e situatës, heshtja e Presidentit te Republikës, paaftesia dhe pasiviteti e qeverisjes qendrore dhe asaj lokale, mos-angazhimi i strukturave të Ministrise së Mbrojtjes dhe të Rendit me qëllim minimizimin e dëmeve. Në këtë kuadër, FRD kërkon mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare ku të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e qeverisjes lokale, me qellim kordinimin dhe marrjen e masave efikase per shuarjen e zjarreve.





