Lojrat e fatit të grupohen në periferi, Basha gati projektin
Lojrat e fatit të grupohen në periferi, Basha gati projektin. Bashkia e Tiranës shqyrton mundësinë për të grupuar në një zonë të vetme të gjitha lojrat e fatit që shtrihen në territorin e bashkisë.
Lojrat e fatit të grupohen në periferi, Basha gati projektin: Bashkia e Tiranës po shqyrton mundësinë për të grupuar në një zonë të vetme të gjitha lojrat e fatit që shtrihen në territorin e bashkisë. Kjo zonë do të jetë në periferi të kryeqytetit, ndërsa për të shqyrtuar këtë mundësi është ngritur edhe një grup pune.
Grupi i punës do i propozojë Këshillit Bashkiak, vendosjen e një tarife të vecante për lojrat e fatit. Po kështu, grupi i punës ka parashikuar kushte shtrënguese, për punësimin e personelit dhe rikonstruktimin e infrastrukturës, në zonën ku do të grupohen lojrat e fatit.
Këto masa të parashikuara nga Bashkia e Tiranës, kanë për qëllim një monitorim më të mirë të këtij aktiviteti dhe frenimin e problemeve sociale, komunitare dhe te kriminalitetit te lidhur me kete aktivitet .





